Matjet zyrtare nga Hamburg: Seferi 90.2 kg, Herelius 90.7
1 min read
Sot pasdite janë mbajtur matjet zyrtare para meçit të shumë pritur ndërmjet Nuri Seferi dhe franqezit Steve Herelius. I pari ishte Herelius i cili hypi në peshore duke dalur në limitin e kategorisë kruzer, 90.7 kg. Ndërsa Nuri Seferi ishte 500 gramë më i lehtë, 90.2 kg. Kjo tregon se Seferi ka punuar shumë për këtë përballje, ku shpresojmë se nesër do të dal triumfues.
Dueli Seferi dhe Herelius do të transmetohet drejtpërdrejt në televizionin e njohur sportiv, Eurosport nga ora 21:00.
Kosovaboxing.org
19 dhjetor 2013