RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Nimani shënon fitore me TKO 2, Rama me vendim unanim

1 min read

besar nimani 1111Filderstadt në Baden-Württemberg, 26 Prill 2013 – Kanë shënuar fitore dy boksierët tanë Besar Nimani dhe Butrint Rama në mbrëmjen e 26 Prillit, që u mbajt në Stutgart të Gjermanisë. Nimani kampion aktual evropian në versionin IBF, zhvilloi një meç në 6 raunde, kundër serbit Alexander Nikic ku arriti tre herë ta hedhë në dysheme në raundin e dytë, deri sa gjyqëtari në ring ndërpreu meçin.
Kjo ishte fitorja e 14-të për Nimanin, në poaq duele. Ky triumf e gëzoi atë pas lëndimit që kishte pësuar në fillim të këtij viti. “Ishte një kundërshtar i mirë i momentit. U gëzova për paraqitjen time,  dhe dora e lënduar ishte mjaft mirë. Pres të vazhdojë rrugëtimin tim drejt sukseve” theksoi Nimani për Kosova Boxing.

Për serbin Nikic, kjo ishte humbja e dytë në karrierë, karshi katër fitoreve dhe një barazimi.

Në këtë mbrëmje boksoi edhe Butrint Rama i cili shënoi fitore pas katër raundve ndaj boshnjakut Slavisa Simeunoviq. Rama gjatë katër raundeve ishte më i mirë dhe triumfoj me meritë. Kjo është fitorja e gjashtë për Ramën në boksin profesionist, ku katër i ka shënuar me ndërprerje. Ndërsa Simeunoviq numëroi humbjen e gjashtë në karrierë, karshi dy fitoreve.

Kosovaboxing.org
27 Prill 2013

 

 

3 thoughts on “Nimani shënon fitore me TKO 2, Rama me vendim unanim

  1. Urme fitoren e se shpejti dhasht zoti dhe per titull te botes vetem perpara kemi shpresa te medha ne fitoret e juaja .

  2. Urme fitoren e se shpejti dhasht zoti dhe per titull te botes vetem perpara kemi shpresa te medha ne fitoret e juaja .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.