RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Nimani dhe Rama boksojnë me 26 Prill

1 min read

Besar NimaniButrint RamaKampioni aktual evropian në versionin IBF, Besar Nimani do të boksoj me 26 Prill (sot) në qytetin Filderstadt në Baden-Württemberg të Gjermanisë. Kundërshtari i tij do të jetë hungarezi Attila Korda. Ky meç do të jetë i mirë se ardhur për Nimanin i cili pas triumfit të kampionit evropian, pësoi një lëndim sa ishte në përgatitje për sfidën për titullin IBF-Internacional. Tani do të ketë një meç me një kundërshtar sa për të kthyer vetëbesimin dhe formën.

Nimani ka rekord prej 13-0 (11 KO) dhe do të synoj fitoren e 14-të në boksin profesionist, ndërsa Korda ka rekord prej 3 fitore (3 KO) dhe një humbje.

Në këtë mbrëmje do të boksoj edhe boksieri tjetër shqiptar, gjakovari Butrint Rama i cili përball do të ketë boksierin nga Bosne dhe Hercegovina, Slavisa Simeunoviq.

Rama ka rekord 5-0 (4 KO) dhe do të synoj fitoren e gjashtë, Ndërsa Simeunoviq ka rekord prej 2 fitore (1 KO) dhe 5 humbje.

Kosovaboxing.org
26 Prill 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.