RTK

RTKLive
14 Dhjetor, 2024

Analizë: Humbja e Haxhi Krasniqit nuk është fundi i botës, ai nuk duhet të zbrapset asesi

5 min read

rexhep HasaniShkruan: Rexhep Hasani
Prishtinë, 22 Prill 2013 – Tashmë kur janë duke u ftohur gjakrat, po mëtoj që ta bëj një vlerësimet shumë dimensionale, pas këtij duelit shumë të pritur dhe të vlefshëm për titullin e kampionit të botës në WBO në kategorinë gjysmë të rëndë ndërmjet kampionit aktual Nathan Cleverly dhe boksierit shqiptar Haxhi Krasniqi.
Në këtë ballafaqim edhe përkundët dëshirës së mijëra adhuruesve të Haxhi Krasniqit, ai nuk ia doli të bëhet boksieri i parë profesionist shqiptar i cili do të stoliset me titullin e kampionit të botës.

Në vijim pak fjalë jo vetëm për paraqitjen e boksierit shqiptar në Londër, por edhe shumë opinione të tjera përkitazi me këtë boksier të shquar shqiptar. Është fakt se Haxhi Krasniqi, nuk a doli t’i tejkaloj mundësit e tij në këtë duel, nuk e kishte ditën e tij më të mirë për t’u paraqitur ashtu si e kërkon një sfidë e këtillë e cila do t’i mundësonte Krasniqit majat në boksin profesionist. Në fakt, Haxhi Krasniqi, nuk ia doli të jetë rival sa duhet i denjë i Nathan Cleverly, por nuk ia doli që ta përballoj as presionin, as atmosferën e zjarrtë të krijuar në ‘’Wembley Arena’’ me 20 prill në Londër, që tërësisht ishte në anën e kampionit aktual. Ndërsa boksieri junikas e pati përkrahjen e pamjaftueshme për një sfidë të këtij klasi.

Ashtu siç kishim paralajmëruar ditë më parë në një shkrim në po këtë portal, gjitha presionet që e përcjellën një dueli të tillë dhe të gjitha detajet e tjera, Haxhi Krasniqi i ndjeu qysh nga dita e parë kur kishte zbarkuar në Londër,pra që nga vendosja në hotel, lufta psikologjike ndaj tij ‘’muzika e padëshiruar ’’ që e përcollën gjatë gjithë natës, me të vetmin qëllim që të mos ketë qetësi psikologjike. Këto ndodhi të njohura dhe të panjohura, pa asnjë dyshim ia dolën ta shpërqendrojnë në mas shumë të madhe Haxhi Krasniqin. Kjo edhe u pa qysh para ngritjes së boksierit junikas në ring, këtë element me shumë sukses e shfrytëzoi Cleverly, duke e nuhatur mirë se sfiduesi i tij është duke vepruar mjaft i shpërqendruar. Më pas gjërat në ring shkonin në të mirë të kampionit të botë, i cili kishte kontroll të plotë, ndërsa Krasniqi vepronte pa strategji të duhur, pa agresivitet të mjaftueshëm, me çka e trimëroi edhe më shumë Clevery, andaj pas përfundimit të raundit të parë, pasoi edhe provokimi në mesin e ringut, por edhe duke ia bërë me dije haxhi Krasniqit se ai është zotë shtëpie në këtë duel. Në një atmosferë të këtillë, Krasniqit iu desh të pres madje deri në raundin pestë ku më në fund ia doli sadopak t’i ekuilibrojë forcat në ring, madje edhe nisi të mbizotëroj, por ky ritëm i Haxhiut, zgjati shumë shkurt dhe kjo ishte e pamjaftueshme për të bërë kthesë dramatike, apo rikthim eventual të kësaj lufte në favor të boksierit shqiptar. Në anën tjetër Cleverly me shumë sukses, ia doli që t’i shpalos vlerat e tij kulmore.

Së fundmi edhe pse në raundet e fundit nga Haxhi Krasniqi është pritur një luftë shumë më e rreptë, një vendosmëri për ta përfunduar këtë duel me ndërprerje eventuale, por kjo nuk ndodhi pasi Krasniqi nuk e kishte freskinë e duhur, andaj epilogu përfundimtar pas 12 raundeve ishte i qartë dhe se fitorja me pikë do t’i takoj Nathan Cleverly.

Me të përfunduar kjo luftë Haxhi Krasniqi, si një sportist i madh ishte i ndërgjegjshëm se kishte pësuar humbje dhe se kundërshtari i tij Nathan Cleverly e kishte bindur se ai ishte më i mirë këtë mbrëmje.

Pas kësaj rasti i parë i Haxhi Krasniqit për t’u bërë kampion bote humbi, por kam bindjen se kjo nuk do të jetë mundësia e tij e fundit. Tani, Haxhi Krasniqi dhe trajnerëve të tij, jo vetëm që do ta analizojnë në mënyrë shumë të detajuar çdo detal,çdo gabime nga kjo sfidë. Ajo që dua të spikati me këtë rast është fakti se do të ishte mëkat po qese Haxhi Krasniqi e mbi të gjitha menaxherët e tij të kenë hezitime për të investuar që ky boksier me cilësi të jashtëzakonshme, me potencial të pakontestueshëm, me një karakter të pathyeshëm t’i jepet rasti i ri për të titull kampioni, kjo humbje nuk do ta dekurajoj të, por përkundrazi ai do të këmbëngul në rrugën e tij drejt titullit të kampionit të botës.

Pra, ndonëse ëndrra e shqiptarëve për ta pasur një kampion bote mund të duket shumë larg, kujtoj se vetë për skepticizëm nuk duhet të ketë, pasi Haxhi Krasniqi sapo a mbush 26 vjet, është shumë i ri andaj me një punë fanatike, me durim të pashoq, me përmirësim të vazhdueshëm të mangësive të tij dhe me përvojën e madhe që e ka fituar veçmas pas duelit të fundit, duhet të punoj për t’u dhënë rasti i dytë për t’u stolisur me titullin e kampionit të botës. Me bindje të fortë them se, kjo nuk është vetëm një dëshirë, por mbi të gjitha është bindje e imja se Haxhi Krasniqi mund ta jetësoj një pritje të tillë, pasi ai i ka të gjitha paradispozitat e duhura për një gjë të tillë. Andaj e inkurajon Haxhiun që të mos lëkundet për asnjë çast dhe qysh tani ta rifillojë punën për ta bërë realitet ëndrrën e tij jetësore, të cilin deri më tani askush nuk e arritur në boksin profesionist.

2 thoughts on “Analizë: Humbja e Haxhi Krasniqit nuk është fundi i botës, ai nuk duhet të zbrapset asesi

  1. haxhijuu eshte 1 djal shum simpatik edhe kish mujt me fitu kete meq po zemer boxerit spo ko te kish pas zemren e besim kabdashit krejt boxerat i kish sakatu

  2. se pari normal perkrahjen kurrr as per gjys skish mujt me pas kur boxin ni vend te huaj vendasit kan me pas gjith ma shum mbeshtetje se dyti shqiptart tepri pej dhan perkrahje kur dihet se robin krasniqi sesht shqiptar pasi edhe emrin e ka ndrru duhet me perkrah gjermant pse shqiptart se fundi le te vesh fustanin qe ja dha britanikut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.