RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Eksperienca e Cleverlyt i dha fitoren atij

1 min read

Shkruan: Agim Halili

agim halili dhe haxhi krasniqiLondër, 21 Prill 2013 – Nga afër e kam përcjellur çdo detaj të duelit Krasniqi dhe Cleverly dhe sjellë për Kosova Boxing këtë konstantim. Dueli ndërmjet Haxhi Krasniqit dhe Nathan Cleverly nuk doli siç e kishim paralajmeruar, ku besonim në fitoren e boksierit tonë. Që nga fillimi Krasniqi nuk arriti të kontrollojë situatën ashtu siç duhet dhe kjo shkoi në dobi të britanikut i cili nga raundi në raund rrite kontrollin e ndeshjes. Ndoshta paraqitja e tij e parë në Britani e bëri të veten, por trema tek Krasniqi u pa në fillim ku me lëvizje të pamatura të kokës, ku kontrolli i mungunte në vetëvete, dhe pakujdesia ishin shkaktar i humbjes së tij. Në fund mund të themi se Krasniqi hyri me respekt të madh ndaj Cleverlyt dhe jo ashtu siç e kishim pritur, ku pritëm një Krasniqi që e kemi parë në duelet  paraprake ku fitonte çdo herë. Duke njohur dinakërinë e anglezëve, Cleverly kishte freski më shumë se Krasniqi. Paramendoni mbaroi raundi i 12-të, dhe Cleverly ishte i freskët sikur të ishte raundi i parë. Dyshoj në përdorimin e ndonjë substance të palejuar.

Tashmë kjo etapë ka përfunduar, Krasniqi duhet të mobilizohet dhe të vazhdon me punë, dhe ti korregjojë gabimet ku i ka bërë, sepse të gjithë besojmë se me një luftë apo dy Krasniqi do të vije te rasti i dytë për titull bote sërish.

2 thoughts on “Eksperienca e Cleverlyt i dha fitoren atij

  1. Haxhi Krasniqi ishte shume me i dobet ne krahasim me Nathan Cleverly,dhe besoj se i duhet nje Trener Profesional, per te arritur deri te titulli se keshtu me kete staf qe e ka asnjeher sdo e fitoje Nathan Cleverly.

  2. me sa edi une robin kartoffel krasniqi ka experience shum ma te madhe ne box se britaniku po kta haxhijat 😛 e kishin si me te shkrune me arrit deri ne maje per ni kime 😛 sunen me prek majen edhe bin posht

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.