RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Nimani pëson humbje nga franqezi Harocha

2 min read

Boksieri mitrovicas pëson humbjen e parë në boksin profesionist

Besar NimaniHoevelhof, Nordrhein-Westfalen, Gjermani, 11 prill – Pas 18-fitoreve të një pas njëshme dhe të sukseshme në boksin profesionist, Besar Nimani ka pësuar humbjen e parë në duelin e tij të 19-të. Ai këtë humbje e pësoi nga kampioni aktual i Francës, Frank Harocha me ndërprerje në raund të katërt.

Kur të gjithë kishim besuar që ky do të jetë vetëm një parakalimë për boksierin tonë mitrovicas, ja që franqezi del dhe i prish planet Nimanit, e cila kjo humbje duhet të pranohet dhe të jetë mësim dhe motivim për të ardhmen. Nimani është vetëm 29-vjeçar dhe karrierën e tij e ka para dhe ka të ardhme të ndritshme në boksin profesionist ku me disa duele të tij ka dëshmuar që është njëri ndër boksierët më të mirë profesionist ndër shqiptarët.

Në këtë duel Nimani gaboi me strategjinë e tij i cili qysh në raundet e para deshi ti qërroj hesapet me franqezin por që i doli e kundërta. Duke ditur që Harocha ka eksperiencë të mëdhe duke dyluftuar dhe rezistuar ndaj kampionit të botës, irlandezit Ande Lee, Nimani është dashur të jetë i kujdesshëm, dhe jo të lëshohet në luftë të drejtpërdrejt. Që nga raundi i parë të dy boksierët dhanë shumë goditje njëri-tjetrit dhe kjo dha kuptim se ky duel nuk do të shkoj deri në fund. Dhe ishte raundi i katërt ku Harocha arriti ta zejë me një aperkat boksierin tonë duke e dërguar në nokdovn i cili e kishte shumë të vështirë të vazhdonte. Ai u zgjua duke dashur të vazhdoj, por gjyqëtari ndali luftën duke dhanë vendimin e duhur.

Kjo humbje duhet të harrohet sa më shpejt nga Nimani dhe shikohet mundësia për një menaxhim më të mirë dhe të inkudarohet në një ekipë të fortë për të konkurruar për kurorën e më të mirit të botës.

Në parameç në Bielefeld boksoi edhe Adrian Maliqi i njohur si Adrian Raatz në Gjermani. Ai mposhti me ndërprerje bullgarin Dzhengis Osmanov në raund të tretë. Për Raatz kjo ishte fitorja e gjashtë në karrierë karshi një humbje, ndërsa që Osmanov pësoi humbjen e dytë në poaq meçe. Maliqi stërvitet nga trajneri shqiptar Agron Kurtishi.

Artan Vërbica
13 prill 2015

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.