RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Kosova me katër boksier në turneun memorial “Vllaznia 2015” në Shkodër

1 min read

Boks AmatorPërfaqësuesja e Kosovës do të prezentohet në turneun ndërkombëtar memorial “Vllaznia 2015” me katër boksier. Pjesëmarrës do të janë, Violant Sylejmani në 60 kg, Naser Shala në 64 kg, Armend Xhoxhaj në 81 kg dhe Fisnik Muharremi në 91 kg. Ekipin do ta udhëheqë përzgjedhësi Xhevdet Peci dhe trajneri Votim Zllapuzhani.

Turneu do të filloj të enjten me 16 prill dhe do të përfundoj me 19 prill. Turneu memorial ka disa vite që është shembull i gjithë federatave të rajonit se si duhet të organizohet një turne. Ndër vite në Shkodër janë paraqitur edhe boksierët me namë botërore si kampioni olimpik me 2008, Roberto Cammarelle, kampioni i botës nga viti 2011, Abos Attoev etj.

Kosovaboxing.org
14 prill 2015

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.