Nimani në ring me 30 gusht
1 min readBesar Nimani do të zhvilloj meçin e radhës me 30 gusht. Ai do të boksoj kundër hungarezit Ferenc Albert në qytetin Halle Westfalen të Gjermanisë në tetë raunde. Ky meç do të jetë parameç i duelit të Marco Huck dhe Mirko Largeti e cila do të jetë për titullin e botës në versionin WBO.
Ky është një sinjal i mirë për Nimanin i cili i ka ra në sy skautëve të ekipit Saurland, dhe lehtë Nimani në një të afërme mund të përfundoj te ekipi i madh gjerman. Kundërshtari i Nimanit, hungarezi Albert ka bilanc prej 6 fitore (3 KO) dhe dy humbjeve. Ndërsa Nimani njeh vetëm fitoret i cili është duke radhitur fitoret e tij duke u shëndruar në boksier cilësor dhe kërcënues për çdo kundërshtar në kategorinë gjysëm të mesme. 17 meçet e tij, të gjitha fitore, 14-të me ndërprerje pasqyrojnë gjithçka. Mbetemi të presim datën 30 gusht ku Nimani do të shënoj fitoren e 18-të.
Foto: Kosova Boxing
Artan Vërbica
18 gusht 2014
shpresojm se Besari do te jete fitues dhe po ashtu mendojm se do vi deri te titulli me i madh