Enver Halili rikthehet me 22 nëntor
1 min readTalenti ynë, Enver Halili do të rikthehet në ring me 22 nëntor në Dallas të SHBA-ve. Dueli i tij i radhës do të jetë në tetë raunde, ndërsa kundërshtari pritet të përcaktohet. Pas qëndrimit të tij disa vjeçar në qytetin e New York-ut, Enveri së bashku me vëllain e tij Skenderin, i cili poashtu është boksier i shkëlqyeshëm janë rikthyer në Texas aty ku edhe filluan hapat e parë të boksit.
“Pres me padurim duelin e radhës. Jam rikthyer së bashku me Skenderin në Texas, ku presim të kemi përparim edhe më të madh në skenën tonë” theksoi Halili për Kosova Boxing.
Pas rikthimit të tij në Texas ai shënoi dy fitore të rëndësishme duke rritur rekordin e tij në gjashtë fitore në poaq meçe, dy me ndërprerje.
Meçi i tij i shtatë do të jetë i rëndësisë së madhe, pasi do të paraqitet në kryeqytetin e Texas-it në Dallas ku do të pritet me interes të madhë, ku njëkohësisht pritet edhe monitorimi i tij nga shumë menaxher të njohur.
Kosova Boxing është mediumi i parë shqiptar që ka prezantuar boksierët tanë.
Artan Vërbica
22 gusht 2014