Hernandez mposht ngushtë Arslanin
1 min readYoan Pablo Hernandez ka mbrotjur titullin e kampionit botëror në versionin IBF në kategorinë kruzer. Hernandez mposhti boksierin turk me nënshtetësi gjermane, Firat Arslan me vendim dy me një të gjyqëtarëve. Dy gjyqëtarët e parë e vlerësuan fitues Hernandez me 115-113, 116-113, ndërsa njëri 115-113 për Arslan.
Edhe pse 43-vjeçar, Arslan sërish u tregua sfidues dhe ishte shumë pranë fitores. Arslan si gjithmonë tregoi karakter të fortë dhe u mundua të fitoj, por që nuk arriti. Ai në vitet e fundit ka shkruar histori duke lënë gjurmë në boksin gjerman por edhe në atë botëror.
Për Hernandez ishte kjo mbrojtja e katërt e titullit botëror. Ai titullin e fitoi në 2011 nga amerikani Steve Cunningham. Por, në duelet e fundit nuk ka shkëlqyer.
Kosovaboxing.org
17 gusht 2014