Nimani këtë të shtunde kundër Hengstberger
2 min readBesar Nimani do të boksoj këtë fundjavë të shtunden kundër austriakut Thomas Hengstberger. Nimani ka kohë që është duke stërvitur për ndonjë meç dhe tani ai është gati për betejën e parë të këtij viti. Ky do të jetë meçi i 10-të për Nimanin në ringun profesionist. Kundërshtari i tij, Hangstberger ka eksperiencë të madhe, ku ka zhvilluar gjithësejt 62 meçe profesioniste, duke shënuar 21 fitore (8 KO), 38 humbje dhe 3 barazime. Ky meç do ti shërbej Nimanit si parapërgaditje, pasi ai me 21 Prill do të boksoj në Kosovë në Pejë në parameç të Shpetim Shalës, ndërsa në muajin Maj do të mbroj titullin e kampionit të Gjermanisë. “Jam para një viti të rëndësishëm në karrierën time. Pres fitore para kohe këtë të shtunde. Ky meç do të më shërbej të shtoj vetëbesimin. Pastaj do të boksoj në Pejë e pres me ëndje këtë përballje para publikut shqiptar. Ndërsa në Maj edhe një duel për të mbrojtur titullin e kampionit internacional të Gjermanisë” theksoi Nimani për Kosovaboxing.org.
Nimani gjendet para disa meçeve mjaft të rëndësishme në karrierën e tij. Ai hap pas hapi do të afrohet edhe sfidave më të mëdha. Synimi i tij do të jetë titulli i kampionit evropian e pastaj edhe atij botëror, por Nimani këtë pret të bëj ngadal dhe sigurt.
Foto : Eroll Popova
Artan Vërbica
22 Mars 2012