RTK

RTKLive
16 Prill, 2024

Fatjon Murati në peshë të përkryer për sfidën e nesërme

1 min read

Maribor, Slloveni, 23 Mars 2012 – Boksieri ynë nga Kukësi, Fatjon Murati është paraqitur në matjet zyrtare në Slloveni, ku nesër mbrëma do të sfidon titullin vakant të WBO të Evropës.  Murati ka dal në matje zyrtare 78.85 kg, njësoj sikur dhe kundërshtari i tij Denis Simcic 78.85 kg. Ky meç pritet të jetë mjaft interesant ndërsa për Muratin kjo do të jetë sfida më e madhe në karrierën e tij. Titulli WBO i Evropës është lënë vakant nga boksieri ynë Haxhi Krasniqi, i cili para vetës do të ketë disa sfida të mëdha, ku Krasniqi pritet të boksoj për titull të kampionit botëror në versionin WBO, ose titullin Intercontinental të WBO-së.

Meçi ndërmjet Muratit dhe Simcic do të jetë parameç i Jan Zaveck dhe Betuel Tyson Ushona. Të gjitha meçet do të keni mundësi ti shiqoni në televizionin gjerman Supersport. Ndërkohë nuk kemi ndonjë informatë se a do të emitoj ndonjë televizion shqiptar.

Prezent në Maribor është edhe fotografi i jonë i mirënjohur Eroll Popova i cili si çdo herë na sjell fotografi dhe emocione nga ngjarja. Popova është fotograf zyrtar i ekipit SES Boxing.

Foto : Eroll Popova

Artan Vërbica
23 Mars 2012

1 thought on “Fatjon Murati në peshë të përkryer për sfidën e nesërme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.