Fatjon Murati sfidon titullin WBO të Evropës kundër sllovenit Denis Simcic me 24 Mars
3 min readËshtë e pabesuar, por e vërtetë! Para pak ditësh u bë e njohur se Haxhi Krasniqi e kishte dorëzuar titullin Evropian për detyra më të mëdha, tani flitet se Krasniqi do të lufton për titullin WBO Inter-Continental ose për titullin WBO Botërorë, ndërsa çfarë do të ndodh me titullin e tij të Europës? Mu për atë titull do të lufton miku i Haxhiut, Fatjon Murati, titulli i Evropës mund të qendron akoma në vatrat shqiptare. Pasi që SES Boxing kishte vendosur të lufton boksieri i tyre Denis Simcic për titullin e Haxhi Krasniqit u bë e njohur se ai do të ketë për kundërshtarë një boksier ta pamposhtur nga Çekia, mirëpo boksieri çek është lenduar gjatë stervitjeve dhe e ka anuluar meçin për titullin WBO të Evropës me Denis Simcic para dy ditësh.
Me ndërmjetësimin e Këshilltarit të Haxhi Krasniqit dhe Fatjon Muratit, Luan Dreshaj u bë e mundur që të hynë në bisedë boksieri shqiptar Fatjon Murati.
Dreshaj dhe Steinforth (SES BOXING) arritën marrëveshje pas 30 orësh për një duel 12 raundësh me 24 Mars në Maribor të Sllovenisë, kontrata është nënshkruar nga të dyja palët. WBO-ja e ka pranuar Muratin si sfidues të titullit Europian për hirë të rekordit të mirë (13 fitore, 2 barazime, 1 humbje) dhe kështu ka ardhur momenti ndoshta më i përshtatshëm për karrieren e boksierit 22 vjeçar nga Tirana Fatjon Murati i cili tani ka 2 muaj që gjindet në pregatitje me mikun e tij Haxhi Krasniqi në Gjermani.
” Së pari dua të thëmë se ndjehem shumë i nderuar që e mora mundësinë për të sfiduar titullin e Europës, unë jam shumë optimist se do ta fitoj këtë titull të çmueshëm dhe mos ta le të largohet titulli nga trojet shqiptare. Miku imë Haxhiu e ka fituar dhe e ka mbrojtur këtë titull me dinjitet, unë do ta kem më të vështirë sepse luftoj në një vend të huaj dhe nuk jam as banor i Gjermanisë, por jam i bindur në fitore dhe iu siguroj që do ta sjell një betej të bukur për çdo tifoz të boksit ” theksoi Fatjon Murati.
Murati në vitin 2010 ka luftuar për titullin IBF junior të botës në Itali kundër italianit Francesco Versaci. Atë duel Murati faktikisht e fitoj bindshëm me pikë, por gjyqtarët i dhuruan fitoren vendasit.
Fatjon Murati është i lindur në Kukës të Shqipërisë, karrieren amatore e ka zhvilluar në Shqipëri. Ai tani është banor i Tiranës, por 15 duele profesioniste i ka zhvilluar në Gjermani, 1 në Itali. Me fitimin e titullit WBO të Europës për Muratin do të hapeshin rrugët në çdo aspekt. Kundërshtari i Muratit vjen nga Sllovenia, Denis Simcic është 31 vjeçar i ka gjithsejt 28 luftra, 27 fitore dhe vetëm 1 humbje. Simcic e mban numrin 10 në ranglisten botërore të WBO-së, që do të thotë për Muratin se me një fitore ndaj ti do të hyn në TOP 10-en e botës.
Murati e posedon vetëm nënshtetësinë e Shqipërisë dhe natyrisht se do të ngjitet në ring me hymnin dhe flamurin kombëtarë shqiptarë.
Lajmin për Kosova Boxing e bëri Luan Dreshaj.
Kosovaboxing.org
22 Mars 2012
na ndero kushooooo