RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Meçi Krasniqi dhe Cleverly ende i paqartë ?

1 min read

Nuk ka kaluar asnjë ditë nga marrëveshja dhe pajtimi i dy taborëve për meçin ndërmjet Haxhi Krasniqi dhe Nathan Cleverly dhe ky meç tani është i paqartë se a do të zhvillohet apo jo. Por, sot do ka reaguar versioni WBO ku me një kumtesë thekson se ky meç nuk mundet të zhvillohet pasi Haxhi Krasniqi nuk është mandatori kryesor që mundet të sfidon titullin e kampionit botëror. Përfaqësuesi i WBO-së, Francisco “Paco” Valcarcel thekson se Cleverly duhet të mbroj titullin ndaj Karpency e pastaj mundet të boksoj me Krasniqin. Por kjo do të definohet këto ditë ku mundet që SES Boxing do të marr të drejtën nga ekipi i Karpency. Nëse kësaj radhe ky meç nuk zhvillohet atëhere Krasniqi do të duhet të pres për një kohë të gjatë për të sfiduar titullin e kampionit botëror, sepse në shprehje do të vijë fituesi i meçit Hopkins dhe Dawson. Krasniqi do të bokson gjithësesi me 28 Prill, ose në Londër ose në Magdeburg. Nëse nuk bokson me Cleverly, atëherë Krasniqi do të bokson në Magdeburg për titullin WBO Intercontinental, në parameç të Robert Stieglitz. Kjo u mësua nga një përfaqësues i SES Boxing i cili tregoi për Kosova Boxing për planet që do të ndodhin.

Kosovaboxing.org
22 Mars 2012 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.