RTK

RTKLive
16 Maj, 2024

Nimani kampion evropian në versionin “IBF – WEST-EAST”

1 min read

Foto: Eroll Popova

Universal Hall, Berlin, 18 Nëntor 2012 – Besar Nimani ka fituar duelin më të rëndësishëm në karrierën e tij, duke u shpallur kampion evropian në versionin “IBF Europe WEST-EAST” për shtetet e Bashkimit Evropian dhe ato që nuk janë në Bashkim Evropian. Ai triumfoj në duelin përball hungarezit Sandor Micsko me ndërprerje në raundin e shtatë. Nimani 13-0 filloi mjaft mirë duelin ku në dy raundet e para të dy boksierët matën forcat, ndërsa nga raundi i tretë Nimani filloi të dominoj. Raundi përcaktues ishte raundi i 6-të ku Nimani e hedhi dy herë në dysheme, ndërsa në raundin e 7-të e shtriu sërish dy herë në dysheme deri sa gjyqëtari i dha fund këtij dueli. Micsko tani 10-3-2 (8 KO) përjetoi humbjen e tretë, ndërsa humbjen e dytë nga shqiptarët pasi këtë vit edhe boksieri ynë Disarjot Gashi e mposhti me vendim unanim.

Kosovaboxing.org
19 Nëntor 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.