RTK

RTKLive
16 Maj, 2024

Seferi kundër Lubosh Suda apo afrikani Ismail Abdull

2 min read

Më 26 dhjetor në kryeqytetin e Zvicrës në Bernë, Nuri Seferi do të zhvilloj përballjen e fundit të tij për vitin 2012. Të martën ai është njoftuar se kundërshtar të mundshëm të tij do të ketë kampionin e Çekisë Lubosh Suda i cili është mjaft mirë i rankuar në federatën botërore dhe afrikanin e natyralizuar në Belg, Ismail Abdull. Me këtë të dytin mundësit janë më të mëdha për tu përballur, pasi federata zvicerane ende nuk po lejon që boksieri i çekisë të boksoj me “Tajsonin Shqiptar” pasi kërkon disa dokumente shtesë (licencën).

Lajmin për kundërshtarët e mundshëm ekskluzivisht për “KosovaBoxing” e zbuloi Seferi, i cili shton se ndihet mirë kështu që nuk e ka problem me kë do boksoj.

“Të dy boksierët janë me kualitete të larta mirëpo dëshira ime është që të boksoj me boksierin nga Çekia, Lubosh Sada. Se me cilin do të boksoj do të dihet deri të premten. Përndryshe, edhe pse nuk është ndonjë luftë për ndonjë titull, ky meç do të më shërbejë mjaft shumë që vitin 2013 të filloj për së mbari duke u ngritur edhe më lartë në versionin WBO por edhe në të gjitha ranglistat tjera botërore” theksoi Seferi. Ai shton se është maksimalisht i përgatitur dhe ushtrimet i ka zhvilluar kryesisht në vendin e tij.

“Kisha përgatitje të mira dhe të njëjtat i zhvillova në klubin tim. Kisha edhe sparingje të mira, ndër ta edhe vëllai tim Sefer Seferin. Shpresoj se do ta mbylli vitin me fitore”, tha Seferi. Dueli i Nuri Seferit do të zhvillohet në tetë raunde. Në mbrëmjen e 26 Dhjetorit do të boksoj edhe boksieri tjetër shqiptar Arnold Gjergjaj. Në këtë mbrëmje të boksit do të paraqiten edhe disa boksier tjerë të njohur të Zvicrës, si Alain Chervet, Aniya Seki, etj, por dueli kryesor do të jetë ai i boksierit tonë Nuri Seferi.

Përgatiti:
Avdyl Salihu
23 Nëntor 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.