RTK

RTKLive
8 Gusht, 2022

Në fundjavë numri i 4-të i Kosova Boxing Magazine

3 min read

Nga e premtja në tregë do të mund të gjeni numrin e ri të magazines se boksit, “KOSOVA BOXING MAGAZINE”.

Ballina pa Ngjyra 1Në numrin e katërt Kosova Boxing Magazine ia kushton boksierit tonë perspektiv Arnold Gjergjaj, i cili me rezultatet e arritura shumë shpejtë do të matet me më të mirët. Gjergjaj flet ekskluzivisht për lexuesit tanë. Poashtu në këtë numër ju sjellim dy intervista tjera interesante, me kampionen kroate-gjermane Nikki Adler dhe mikun e madh të boksit kosovar, Augusto Lauri. Një përmbledhje ju sjellim për aktivitetet e boksit olimpik dhe boksit profesionist ku kishte ngjarje interesante për opinionin tonë. Në këtë numër kemi veçuar raporte, lajme dhe paralajmërime më shumë nga skena e boksit ndërkombëtar. Të tjera do të janë rreth mbajtjes së organizimit të evinimentit të boksit profesionist në Prishtinë, si dhe triumfit të boksierit tonë Shpetim Shala për titullin “WBF Internacional” dhe rikthimit të sukseshëm të Haxhi Krasniqit. Poashtu do t`ju sjellim paralajmërimin për rikthimin e Ikonës sonë të boksit Luan Krasniqi në ring, i cili në shenjë bamirësie do të veshë sërish dorëzat. Do të janë dhe tre analiza, dy nga unë Artan Vërbica dhe një nga njohësi i madh i boksit, Rexhep Hasani. Nga kikboksi kemi veçuar mbrëmja e kikboksit që do të mbahet me 7 shtator në Bazel të Zvicrës si dhe suksesin që është duke ngritur shkolla e kikboksit “Fight-Power” në Mynih. Siç e kemi bërë zakon t`ju sjellim diçka nga historia e lavdishme e boksit tonë, kësaj radhe ju sjellim legjendën e boksit Bajram Hashani.

 Përmbajtja
Gjergjaj shumë shpejtë do të matet me më të mirët
Sukseset e shqiptarëve në boksin olimpik në këtë gjysëm vitë
World Series Boxing
Kampionati Evropian – Sopa arrinë deri në çerekfinale
Zhuta fiton medaljen e bronztë në Lojrat Mesdhetare
Kosova fitoi medaljen e parë ndërkombëtare në konkurrencën femërore
Analizë: Sytë tek Sopa, Paskali dhe Zhuta
Poster – Edis Tatli
Yjet e boksit shqiptar triumfojnë në Prishtinë
Shala fiton titullin Internacional WBF
Haxhi Krasniqi rikthehet me fitore ndaj çekut Adamek
Augusto Lauri – mik i madh i boksit kosovar
Kosova merr statusin e përhershëm nga EBU
Giulermo Jones mposht
ë Lebedevin  
Huck fiton përballjen e tretë me Afolabin
Golovkin mbron titullin WBA ndaj Macline me KO 3
Krzysztof Wlodarczyk shënon fitore të madhe ndaj Rakhim Chakhikiev
Sturm rikthehet me fitore
Huck kundër Arslan me 14 Shtator
“Money” Mayweather sfidon të pamposhturin “Canelo”Alvarez
David Haye kundër Tyson Fury me 28 Shtator
Klitschko kundër Povetkin me 5 Tetor
Manny Pacquiao nuk dor
ëzohet – rikthehet në Kinë
Shemsi Beqiri kundër Foad Sadeghi me 7 Shtator
Akademia e sporteve luftarake “Fight-Power” po jap rezultatet e para
Nikki Adler – kampionia kroate që mahnitë Gjermaninë
Luan Krasniqi rikthehet p
ër meç bamirësie
Analizë: Sa afër, aq larg titulli i kampionit të botës
Posteri – SUPER SPORT CENTER Event

Shpresoj se do të ndaheni të kënaqur

Për ju redaksia Kosova Boxing
29 gusht 2013

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.