RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Gjithçka gati për mbrëmjen e kikboksit të ekipit “Super Sport Center” me 7 shtator

2 min read

Shemsi Beqiri, Jetmir Kuci dhe Sabedin Beqiri Një javë na ndajnë nga mbrëmja e kikboksit në Bazel që do organizohet nga vëllezërit Beqiri, ndërsa përgatitjet dhe gatishmëria është në nivel të lartë.

Ekipi i vëllezërve Beqiri, “Super Sport Center” e cila me 7 shtator ka angazhuar disa nga kikboksierët më të mirë shqiptarë si Mustaf Kicaj, Fatmir Vejseli, Xhavit Bajrami, Luan Bajrami, Beqir Veseli, Burim Aliu, Hamit Topalli, Sazan Mehmeti, njëherit në Bazel ka sjellur dhe boksierin e mirënjohur nga Shkodra, Jetmir Kuçi për të sparringuar me kikboksierin më të mirë shqiptar aktualisht, Shemsi Beqirin dhe vëllain tjetër Hysniun.

Kuçi për Kosova Boxing shprehet: “Është një ndjenjë dhe kënaqësi e vërtetë që mund të sparringoj dhe ti ndihmoj vëllezërve Beqiri” theksoi Kuçi.

Kuçi njëri ndër boksierët më të mirë shqiptarë, falenderon familjen Beqiri për mikëpritjen dhe respektin që janë duke treguar për te. “Falenderoj të gjithë. Jam pritur ngrohtësisht. Çdo ditë jemi duke e ngritur tempin e përgatitjeve dhe besoj të gjithë adhuruesit do të janë të kënaqur me 7 shtator” tha ndër të tjerash Kuçi.

Për ta sjellur Kuçin në Bazel, përzgjedhjen e ka berë vëllai i tretë i familjes Beqiri, Sabedini i cili krahas që meret si kikboksier, ai kryen edhe punën e koordinatorit dhe marketingut në ekipin “Super Sport Center”.

Sabedini thekson për përgatitjet që janë duke u zhvilluar: “Jemi të gatshëm. Gjithçka ka shkuar sipas planifikimit dhe me 7 shtator do të jetë një spektakël i vërtet në Bazel. Ftojë të gjithë simpatizuesit e kikboksit shqiptar të janë në numër sa më të madh në atë mbrëmje. Do të binden se do të ketë organizim dhe duele të bukura që do të kënaqen” theksoi Sabedin Beqiri.

Ndërsa për angazhimin e Kuçit, Sabedini thekson: “Kualitetet e Kuçit i kam parë nga afër me 2011 në qytetin Buchs kur mposhti kroatin Gordan Glishiq. Ai ka peshën e njejtë me Shemsiun dhe Hysniun, dhe kjo ka dhënë sparring dhe rezultat të mirë”.

Për të rezervuar biletat për këtë mbrëmje, ju mund ti rezervoni në këtë adresë, www.ticketkorner.ch.

Artan Vërbica
31 gusht 2013

2 thoughts on “Gjithçka gati për mbrëmjen e kikboksit të ekipit “Super Sport Center” me 7 shtator

  1. Kam lexu n`gazet se ky kikbokseri Shemsi Beqiri koka i denuaum per vepra penale, gazeta me e madhja ne Zvicer BLIK ka shkru

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.