Gjergjaj i lënduar, nuk zhvillon meçin me 31 gusht
1 min readBoksieri ynë Arnold Gjergjaj, nuk do të mund të paraqitet në meçin e paraparë me 31 gusht kundër gjermanit Markus Tomala. Ai gjatë stërvitjeve të zhvilluara më parë me sparring partnerin e njohur Tyson Furry kishte pësuar një lëndim në shpinë. Ai nuk ndaloi duke stërvitur duke mos dashur të anuloj sfidën me gjermanin, ndërkohë që dhimbjet u shpeshtuan dhe ai në kontrollën e fundit u sugjerua nga mjeku specilaist që të mos paraqitet me 31 gusht, sepse pasojat do të janë edhe më të mëdha në të ardhmen.
Dueli Gjergjaj dhe Tomala do të zavendësohet nga organizatori me meçin ndërmjet britanikut Michael Sprott dhe turkut Erkan Teper. Gjergjaj pritet të rikthehet në ring në muajin dhjetor.
Kosovaboxing.org
28 gusht 2013