RTK

RTKLive
17 Prill, 2024

Mayweather apo Canelo do të triumfoj me 14 shtator

3 min read

Floyd “Money” Mayweather do të ketë sfidën më të vështirë në karrierë ku më 14 Shtator në “MGM Grand” në Las Vegas do të boksoj me njërin ndër boksierët më të mirë të viteve të fundit, meksikanin Saul “Canelo”Alvarez. Ky duel zgjon vëmendjen e të gjithëve ku mendohet se Canelo është njëri ndër ata boksier që mund të mposht amerikanin e pamposhtur e këtyre 17-viteve në boksin profesionist.

mayweather vs. canelloRezultatet magjike të Mayweather në 44-meçe profesioniste, të gjitha fitore më kundërshtarët më të mirë që i ka mposhtur deri më tani, e kanë shndërruar atë në legjendë të boksit botëror. Mayweather, në duelin e tij të fundit ndaj amerikanit Robert Guerrero, tregoi vetën se sa superiorë është, ndërsa ai këtë e ka treguar duke e mposhtur edhe Miguel Cotton, Shane Mosley, Juan Manuel Marquez, Ricky Hatton, Oscar De La Hoya, Zab Judah, Arturu Gatti, Jose Luis Castillo, Jesus Chaves, Diego Corales, etj, duke u treguar të gjithëve së është më i miri i  këtyre viteve që ka shkruar faqet më të bukura të boksit botëror të sotëm. E ky është Floyd Mayweather, të cilit i ka mbetur të mposht vetëm edhe dy boksierë, kundërshtarin e radhës Canelon dhe Manny Pacquiaon.

Ka pasur këtyre viteve shumë përpjekje dhe tentativa që dueli ndërmjet Mayweather dhe Pacuiao të zhvillohet, por dy yjet botërorë asnjëherë nuk kanë rënë në ujdi të masin forcat duke akuzuar njëri-tjetrin se po përdorin mjete stimuluese dhe dueli po mbetej vetëm një ëndërr për shikuesit, por gjithmonë me shpresën se një ditë do të zhvillohej.

T`i kthehemi duelit Mayweather dhe Canelo që po afrohet, dhe pyetja jonë dhe e gjithë shikuesve anë e mbarë botës është kjo: “A do të mund që Canelo të mposht për herë të parë Mayweatherin”. Gjasat janë reale, sepse në historinë e boksit botëror të gjithë një ditë do të mposhten, ndërsa Canelo ka potencial ta mposhtë dhe t`i shkakton humbjen e parë. Sikurse Mayweather dhe Canelo ka bilanc impresionues në boksin profesionist ku në 43 meçe, Canelo është i pamposhtur me 42 fitore (30 KO) dhe vetëm një barazim në vitin e largët të 2006. Dhe, Canelo ka mposhtur boksier të njohur si Austin Trout, Shane Mosley, Matthew Hatton, Carlos Baldomir, Miguel Cotto, etj duke rritur respektin e tij.   

Dueli Mayweather dhe Canelo Suarez do të zhvillohet në kategorinë gjysmë të mesme dhe do të jetë i vlefshëm për titullin e kampionit të botës në versionin WBC dhe WBA. Këto dy breza i ka në pronë Canelo i cili do të ketë shumë të vështirë t`i mbrojë, por edhe nuk do ti lëshoj aq lehtë nga duart e tij.

Mayweather deri më tani ka fituar titullin e kampionit të botës në pesë kategori të ndryshme, në “Pound-4-Pound”, në super pendë, të lehtë, super të lehtë, velter dhe gjysmë të mesme. Ndërsa, Canelo ka fituar titullin e kampionit të botës në dy kategori, në velter dhe gjysmë të mesme.

Kosova Boxing duke analizuar karierën e bujshme të dy boksierëve, këtë meç e vlerëson me gjasa 60 me 40 për Mayweather.

Artan Vërbica
27 gusht 2013

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.