RTK

RTKLive
29 Prill, 2024

Pulev triumfon ndaj Thompson me vendim unanim

2 min read

Kubrat PulevBoksieri bullgar Kubrat Pulev, mbrëmë ka bërë edhe një hap të rëndësishëm drejt sfidës së titullit të kampionit të botës, duke triumfuar ndaj amerikanit Tony Thompson. Ai ishte më i mirë se amerikani për gjatë 12-raundeve, duke fituar me vendim unanim. Me këtë fitore Pulev ka mbrojtur titullin IBF-Internacional, ndërsa ka forcuar vendin e parë në IBF duke pritur fituesin e duelit Klitschko dhe Povetkin që do të ndeshen me 5 tetor për titullin e kampionit të botës.

“Tani do të presë fituesin e 5 tetorit. Parashikoj të jetë Klitschko fitues. Ska qenë forma më e mirë e imja sonte, por besoj do të bëjë më të mirën në të ardhmen” theksoi Pulev.

Në vazhdim ai falenderoi publikun gjerman dhe përkrahjen e gjermanëve ndaj tij për arritjet e deritashme. “E falenderoj publikun për përkrahje. Unë humba raundin e parë dhe ata më ndihmuan të kthehem e të fitoj çdo raund. Unë stërvitem në Gjermani, por nuk do të kisha arritur pa specialistët e trainerëve të mij bullgar, Petar Lesov, Borislav Boyadziev, Mikhail Takov, Jordan Stoyanov, Kotze Petkov, që të bëhem sot ky që jam” tha Pulev.

Në mbrëmjen e mbajtur në “Schwerin” boksoi edhe Jurgen Brahmer i cili mbrojti titullin WBO-Internacional dhe EBU ndaj italianit Stefano Abatangelo me vendim unanim pas 12-raundeve. Brahmer tashmë do të jetë edhe sfidues i drejtpërdrejt i rusit, Sergei Kovalov, i cili mposhti britanikun Nathan Cleverly duke ia rrëmbyer titullin e kampionit të botës në versionin WBO. Abraham renditet edhe në versionet tjera lartë si në WBC 8, WBA 3, IBF 3 dhe WBO 1.

Në këtë mbrëmje boksoi dhe Arthur Abraham i cili boksoi kundër afrikanit nga Nambia, Wilberforce Shihepo. Abrahm fitoi me vendim unanim pas 12-raundeve duke fituar titullin WBO-Intercontinental. Abraham synon duelin e tretë ndaj Robert Stieglitz këtë fundvitë e cila me gjasë do të realizohet duke ditur fuqin që ka menaxheri i tij, Wilfred Saurland.

Kosovaboxing.org
25 Gusht 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.