Ndërroi jetë legjenda e boksit pejan, Zijadin Rama
1 min readPejë, 23 gusht 2016 – Pas një sëmundje të shkurtër në moshën 60-vjeçare ndërroi jetë ish-boksieri dhe trajneri pejan, Zijadin Rama.
Rama gjatë karrierës së tij si boksier mbrojti ngjyrat e klubit të Spartakut të Suboticës, Partizanit të Pejës dhe Prishtinës. Ndërsa në vitet e fundit hapi një klub privat dhe ishte kryetrajner i Shpetim Shalës në vitet 2010-2011.
Lamtumira e fundit të ndjerit do të bëhet nesër me 24 gusht në varrezat e Pejës.
Kosova Boxing i shprehë ngushllime gjithë familjes Rama.
www.kosovaboxing.org