RTK

RTKLive
16 Janar, 2025

A po e humbë Pacquiao shkëlqimin dhe interesimin, apo është një lojë e kurdisur nga promoteri i tij, Bob Arum

2 min read

Analizuar nga Artan Vërbica
24 gusht 2016

Pacquiao Arum 2Si duket rikthimi Manny Pacquioas nga penzionimi nuk është edhe aq i mirë se ardhur për te, sepse ai mbrenda disa muajve humbi dy mbështetës të mëdhenjë, sponzorin e njohur të veshmbathjeve “NIKE” dhe tani televizionin e njohur “HBO”.

Lajmi erdhi këto ditë ku HBO theksoi se nuk do të transmetoj meçin Pacquiao dhe Vargas me 5 nëntor, sepse sipas disa sontazheve të zhvilluara nga televizioni amerikan, ky meç nuk do të shesë aq sa duhet të drejta televizive “PPV”. Lajm i keq për gjithë adhuruesit e Pacquiaos dhe HBO-s, sepse kishin partneritet për më shumë se 10-vite së bashku dhe bashkarisht krijuan histori duke qenë familje e madhe.

Firma e njohur e veshëmbathjeve”NIKE” ndëpreu bashkpunimin me Pacquiaon pasi ai në mediet botërore deklaroi se homoseksualët janë si shtazët duke i barazuar me ta, dhe kjo ndikoi që NIKE të ndërprejë bashkpunimin. Sikur se HBO dhe NIKE tani e braktisën boksierin më të mirë të dekadës së kaluar. 

Si duket interesimi për Pacquiao ka rënë dhe kjo duket e kuptuar tani. Sipas promoterit të tij, Bob Arum, HBO po anshkalon këtë meç për shkak se do të transmetoj dy javë më pas me 19 nëntor meçin ndërmjet Kovalec dhe Ward. Arum do të kërkoj një tjetër TV për transmetim, atë SHOW TIME. Ai do të takoj drejtorin sportiv Espinoza për të shikuar mundësinë e bashkpunimit të ri. Ka zëra që Arum gjithë këtë zhvillim e ka bërë me paramendim për ta kaluar filipinezin tek televizioni tjetër “SHOW TIME”, sepse çarkullojnë zërat që kanë filluar bisedimet për meçin revansh ndërmjet Mayweather dhe Pacquiao -2- dhe kjo do të jetë më e lehtë për tu arritur sepse të dytë do të janë pjesë e “SHOW TIME”.

www.kosovaboxing.org 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.