RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Fituesi i meçit Kovalev dhe Ward do të jetë mbreti i ri i boksit botëror

3 min read

Ward vs. Kovalev 119 nëntori do të jetë data e ngjarjes ku dy kampionët e padiskutueshëm botëror, Sergey Kovalev dhe Andre Ward do të japin më të mirin e planetit, ku fituesi do të jetë mbreti i ri i boksit botëror. Ky meç u zyrtarizua sot ku vendngjarja do të zhvillohet në T-Mobile Arena në Las Vegas të SHBA-ve. Njëherit ky meç do të jetë më interesanti pas atij që u zhvillua vitin e kaluar ndërmjet Floyd Mayweather dhe Manny Pacquiao.

Kampioni aktual unifikues botëror në kategorinë gjysëm të rënd në versionet WBA, IBF dhe WBO, Sergey Kovalev (30-0-1, 26 KO) do të ketë punën më të vështirë deri më tani kundër dy herë ish-kampionin e botës në kategorinë super të mesme, Andre Ward (30-0, 15 KO), i cili kërkon titullin e kampionit të botës edhe në kategorinë gjysëm të rënd.

“Jam i ngazëllyer,” theksoi Ward. “Jam duke shikuar përpara këtë meç. Dua që sërish të jam kampion i botës por në një konkurrencë tjetër. Jam në profesionin e boksierit qe 22-vite dhe po mos të isha i gatshëm për këtë sfidë, nuk do ta pranoja. Që nga fëmijëria jam stërvitur për këso përballjesh. Duhet respektuar Kovalevin për arritjet e tij. Ai ka arritur jo me kundërshtar të butë duke fituar kundër burrave të mëdhenjë. Ai nuk ka pasur ndonjë respekt të madh nga mediat, sepse ai meriton më shumë. Fituesi i përballjes sonë do të jetë numri 1 në “Pound-4-Pound” apo në të gjitha kategoritë.

Ward në meçin e fundit mposhti Alexander Brand me vendim unanim pas 12 raundeve, duke pasur një parameç kundër Kovalev. Edhe pse fitoi shkathtësisht u kritikua shumë rreth performancës së tij. Në këtë meç ai nuk bindi shumë njohës dhe ekspertë të boksit, sepse kundërshtari i tij nuk ishte i ndonjë kualiteti të lartë. Edhe pse stili i tij nuk është shpesh i kënaqshëm për tifoz, ai është aq efektivë sa që nuk dinë çka është humbja.

Ndërsa Sergey Kovalev, ai është më ndryshe. Ai mbart me vete fuqinë e pabesueshme, por që është një boksier teknik i nënvlerësuar. Kjo mund të jetë arma e dobët ndaj Ward, kur dihet çfarë teknike përmban amerikani. Edhe Kovalev nuk pati performancë të denjë në korrik të këtij viti kundër Isak Chilemba-s. Ai fitoi me vendim unanim por jo siç jemi mësuar ta shohim duke përmbysur kundërshtarët. Kovalev ishte më i dobët se që ishim mësuar ta shohim, por triumfin e tij nuk e zbehë faktin që ai të mbetët akoma boksieri më i frikshëm në rruzull botëror.

“Unë jam shumë i gëzuar që po marrë shansin tim për t’u përballur me Andre Ward-in më 19 nëntor”, theksoi Kovalev. “Unë dua të përballem me më të mirin. Unë dua të jemë mbret i boksit. Shpresoj fansat e mi të vijnë dhe të shohin këtë luftë të madhe në 19 nëntor në Las Vegas. ”

Rusi është pronar i tre titujve botëror, WBA, IBF dhe WBO. Ai hoqi dorë të dyluftoj edhe për titullin e katërt atë të WBC-së kundër kanadezit Stevenson Adonis, vetëm për tu përballur me Andre Ward. Kuptohet arsyeja është se ky meç do të jetë më fitimprurës.

Meritat për realizimin e këtij meçi i atribohen promoterit të Kovalevit, Kathy Duva. “”Sergey ka qenë gjithmonë gati të boksoj me më të mirët dhe tani po përballet me më të mirin Andre Ward. 19 nëntor do të na jap mbretin e ri në boks” përfundoi Duva.

Artan Vërbica
31 gusht 2016

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.