RTK

RTKLive
24 Prill, 2024

Naim Terbunja kundër Baptiste Castegnaro me 10 shtator në Stokholm

2 min read

Naim TerbunjaPas dy fitoreve të njëpasnjëshme, Naim Terbunja nuk ndalet, ai është i uritur për fitore dhe suksese të reja. Dy meçet e fundit i zhvilloi në SHBA duke mposhtur dy konkurrent të denjë, Lanny Dardar (3-6-2, 1 KO) me vendim unanim dhe Joel De La Paz (7-1, 4 KO) me nakaut klasik në raund të parë duke dëshmuar se ka vendin në kreun e boksit botëror. Dhe tani pa pushuar as dy muaj pranon kërkesën e gjigantit gjerman dhe evropian në boks, Saurland Event që të boksoj në Stokholm, në kryeqendrën suedeze, aty ku e ka peshën më të madhe, ku adhurohet nga 10 milion suedez. Dhe Terbunja është i gatshëm ku me 10 shtator në palestrën me kapacitet prej 9000 shikuesve  “HOVET” në Stokholm, do të boksoj kundër franqezit, Baptiste Castegnaro (8-8-0, 4 KO).

“E falenderoj Nisse Saurland dhe promoterin tim Joe DeGuardia për marrëveshjen e dy anshme që unë të boksoj në këtë mbrëmje. Unë gëzohem që kam mundësinë të boksoj në Stokholm dhe do të jap më të mirën” theksoi Terbunja për Kosova Boxing.

Kundërshtari i Terbunjës, Baptiste Castegnaro renditet i 123 në botë në boxrec.com. Nga 16 meçet profesioniste që i ka zhvilluar deri më tani ka shënuar 8 fitore (4 KO) dhe ka 8 humbje. Por, ai gjatë karrierës së tij profesioniste asnjëherë nuk është gjetur në nokdovn dhe është boksier i rrezistueshëm dhe poashtu i fuqishëm me goditje të forta. Në të kaluarën Castegnero ka boksuar me shumë boksier cilësor si gjermanin Stefan Hartel, pjesëmarrësin e Lojrave Olimpike “Londra 2012”, duke pësuar me vendim unanim pas 6 raundeve, duke lënë gjurmë.  Duel tjetër Castegnaro ka pasur edhe me danezin e njohur Tim Robin Lihaug të cilin e mposhti poashtu me vendim unanim pas 8 raundeve.

Terbunja i cili ka bilanc prej 9 fitoresh (1 KO) dhe një humbje, nuk e frikëson kundërshtari por tregohet i kujdesshëm. “Nuk e kam studiuar akoma mirë. Mirëpo në shikim të parë ai duket boksier i fortë. Ai është dëshmuar me disa boksier të respektuar si Stefan Hartel, Tim Robin Lihaug. Hartelin e njoh mirë sepse e kam pasur sparring partner para pjesëmarrjes sime në Lojrat Olimpike “Pekini 2008″, dhe e di përparimin që ai ka bërë këtyre viteve. Do të ulem ta analizoj, por duhet ta mposhti” theksoi Terbunja.

Pra, Castegnaro nuk duhet asesi të nënçmohet, sepse ai është dëshmuar, por për të vazhduar më tutje Terbunja duhet ta mposht. Shpresojmë që sikur se kundër De La Pazit që i shkaktoi humbjen e parë në karrierë me nakaut, njësoj ti shkaktoj edhe Castegnaros.

Artan Vërbica
23 gusht 2016 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.