RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Naim Terbunja bokson në miqësoren Suedi – Angli

2 min read

Naim Terbunja ka marrur thirjen prej selektorit të kombëtares së Suedisë për një duel me përfaqsuesen e Anglisë. Terbunja i cili po testohet ne disa kampe ne Shtete e Bashkuara të Amerikës ka pranuar thirrjen e përfaqësueses së Suedisë. Dueli Suedi dhe Angli do të zhvillohet me 28 Janar në palestren e njohur Eriksdalshallen në Stokholm të Suedisë.

Naim Terbunja ditë më pare ishte në Amerikë ku pati disa takime me disa promoter të njohur. Terbunja për KosovaBoxing.org deklaroi: ”Kam qenë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku kam pasur disa takime me disa përfaqësues të sportit të boksit dhe promoter të njohur. Negociatat që kam pasur atje kanë qenë pozitive dhe tani më mbetet të shkoj edhe një here nga mesi i Shkurtit ku çdo gjë do të definohet. Parimisht jam akorduar më një promoter por nuk po dua ta spekuloj deri sat ë nënshkrruaj” deklaroi Terbunja.

“Dëshira ime është të filloj karieren në Amerikë ku boksi amerikan më përshtatet mjaft shumë. Këtë e kam vërejtur vitin e kalur kur fitova dy turnet më të mëdha botërore “Daily News Golden Gloves” dhe “National Golden Gloves”. Tani kur jam fitues i dyfishtë kam rrespekt të madh tek amerikanët. Nëse nuk më ofrohet ndonjë kontratë konkrete atëhere do t`ia mësyj Evropës ku kam edhe këtu disa oferta,,mirpo nuk më ngutet asgjë” tha Terbunja.

“Jam në Suedi ku po ushtroj vazhdimisht dhe po mbaj formën. Morra ftese nga selektori i Suedisë për një duel me përfaqsuesen e Anglisë ku e pranova me shumë kënaqësi. Do të kem një luftë me më të mirin e Anglisë, Frank Buglioni. Ky duel është shumë i mirëseardhur para se të shkoj në Amerikë” përfundoi Terbunja.

KosovaBoxing.org do t`ju informojë për rezultatin e ndeshjes dhe për ecurinë dhe vazhdimin e karierës së Terbunjës. 

Artan Vërbica
22 Janar 2009

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.