RTK

RTKLive
24 Prill, 2024

Muhammed Ali i pranishëm në ceremoninë hapëse të Lojrave Olimpike “Londra 2012”

1 min read

Londër, 27 Korrik 2012 – Legjenda e boksit, 70-vjeçari Muhammed Ali e madhështoi ceremoninë sonte ku ishte prezent në hapjen e Lojrave Olimpike “Londra 2012”. Ali me shumë vështirësi kishte udhëtuar nga Shtetet e Bashkuara vetëm që të jetë prezent në ceremoninë hapëse. Ali i cili ishte njeriu kryesor që mbajti flakadanin me 1996 në Lojrat Olimpike “Atlanta 1996”  rezikoi edhe jetën e tij që ndoshta të shijojë edhe një ngjarje historike siç janë Lojrat Olimpike. Themi jetën e tij, sepse ka më shumë se 6 vite që boksierit legjendar i është ndaluar udhëtimi me aeroplan nga mjekët. Përkrah Ali ishte edhe futbollisti i njohur David Beckham i cili do të jetë udhëheqësi kryesor i britanikëve këtë vit.

Ndeshjet e boksit do të fillojnë nesër në kategoritë Bantam (56 kg) dhe të mesme (75 kg). Për çdo informatë do t`ju sjellim emocione nga Londra.

Artan Vërbica
27 Korrik 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.