RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Lojrat Olimpike: Ibrahim Balla kalon xhiron e parë duke mposhtur marokenin Lbida

1 min read

Londër, 28 Korrik 2012 – Me vonesë kishim marrë vesh se do të kemi një boksier shqiptar në Olimpijad, ku bëhet fjalë për boksierin i cili mbron ngjyrat e Australisë, Ibrahim Balla. Por, sonte Balla edhe më shumë na gëzoj kur kaloi xhiron e parë duke triumfuar ngushtë ndaj marokenit Aboubaker Seddik Lbida. Dueli ishte mjaft interesant ku në raundin e parë Balla ishte në avantazh 7 me 6. Në raundin e dytë Balla ishte më i dobët duke humbur këtë raund 6 me 4. Para raundit të fundit marokeni Lbida udhëhiqte 12 me 11, por në të tretin Balla ishte më i mirë duke fituar këtë raund 5 me 4. Rezultati i përgjithshëm ishte 16 me 16, por Balla u shpall fitues pasi fitoi dy raunde, ndërsa Lbida 1, dhe kështu fitues u shpall boksieri ynë që mbron ngjyrat e Australisë. Me këtë fitore Balla ka depërtuar në mesin e 16 boksierëve më të mirë në kategorinë Bantam deri 56 kg. Ai tani do të takohet me bullgarin Detelin Delakliev i cili ishte kampion botëror në vitin 2009 në Milano. Do të ketë sfidë të madhe kundër bullgarit i cili është favoritë ndaj Ballës, por çdo gjë do të jetë e mundshme. Dueli do të zhvillohet me 1 Gusht nga ora 20:45.

Nesër do t`ju japim më shumë informacione për boksierin tonë i cili mbron ngjyrat e Australisë.

Përgatiti:
Artan Vërbica

2 thoughts on “Lojrat Olimpike: Ibrahim Balla kalon xhiron e parë duke mposhtur marokenin Lbida

  1. Me vjen mire per ballen ku eshte nje sukses i ti dhe po ashtu i boksit shqiptar,dhe me vjen mire nga redaksia e juaj qe ne qdo kohe jeni ne ngjarje te boksit e posaqerisht te boksiereve tane ku do qe jane.
    ju jeni ata qe na keni njoft me shume boksier tanet ku do qe jane dhe per rezultatet e tyre,andaj dhe keni nje merit te madhe nga ne qe e duam sportin e posaqerisht boksin.
    suksese per ibrahim ballen e dhasht zoti e e shofim ne finale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.