RTK

RTKLive
6 Shkurt, 2025

Kosova triumfon ndaj Italisë 7 me 5

2 min read

Varese, Itali, 14 Korrik 2012 – Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur fitore ndaj reprezentacionit të Republikës Lombardisë së Italisë me rezultat 7 me 5. Vetëm pak ditë pasi Kosova është pranuar në AIBA, këtë e ka shfrytëzuar mjaft mirë duke triumfuar ndaj Italianëve. Meçi i parë u zhvillua ndërmjet boksierit italian Gallo dhe Fatos Ferizit të cilin e mposhti duke bërë diferencën e parë për italianët, 2 me 0. Edhe më keq ndodhi kur boksieri italian Dede fitoi Kreshnik Kokollarin duke ngritur rezultatin në 4 me 0. Kosovën në garë për fitore e ktheu Burim Hasani duke mposhtur Serran dhe zbutur rezultatin në 4 me 2. Në radhë erdhi boksieri kosovar Liridon Zeqiri i cili fitoi ndaj Bucci duke barazuar duelin në 4 me 4. Zhvillohej dueli ndërmjet Arian Gashit dhe Crapelli i cili u përmbyll me barazim duke lënë të hapur dilemën e fituesit ku ishte 5 me 5. Dueli u përcaktua në kategorinë gjysmë të rënd ku Arbër Elezaj ishte ai i cili i sjelli Kosovës pikët vendimtare duke triumfuar ndaj Zoumbare dhe Kosova përmbylli 7 me 5 duke fituar këtë ndeshje miqësore. Ekspedita e Kosovës priten të kthehen sonte në orët e vona në Prishtinë.

56 kg – Gallo (Itali) vs. Ferrizi (Kosovë) – 2:0
60 kg – Dede (Itali) vs. Kokollari (Kosovë) – 2:0
64 kg – Serra (Itali) vs. Hasani (Kosovë) – 0:2
64 kg – Bucci (Itali) vs. Zeqiri (Kosovë) – 0:2
69 kg – Crapelli (Itali) vs. Gashi (Kosovë) – 1:1
81 kg – Zoumbare (Itali) vs. Elezaj (Kosovë) – 0:2

Lajmin për Kosova Boxing i bëri ish-boksieri i gjeneratës së artë të Prishtinës, Muharrem Gjocaj, i cili me ndihmën e tij u realizua ky meç.

Artan Vërbica
15 Korrik 2012

11 thoughts on “Kosova triumfon ndaj Italisë 7 me 5

  1. Pershendetje
    Urime Kosoves.
    Kisha pas qefe me dit kush je ti Agim Qe komenton ne cdo lajm.
    Nuk po me duhet kurgjo veq pej kurreshtjes po pyes.
    A je naj adhurues I madh I sportit apo naj sportist.

  2. Urime me kembe te mbare ,lajme shume i mire pas pranimit ne AIBA.Kosovës suksese ne meqet e ardhshme.

  3. bravoo bravooo me qisi rezultatee na knaqniii veq vazhdonii
    keshtuu e ishallah kemiii qisii rezultate me tutjeee
    jeni ma te miret

  4. Agim Tahiraj eshte nje ish-boksier dhe një njohes i madh i boksit dhe poasht eshte gjyqëtar dhe trainer i boksit te klubi i boksit Prishtina

  5. Urime perfaqsueses se Kosoves per fitoren, e sidomos shum Bravo Arbrit per fitore keshtu qe ja ka mundesu Kosoves te fitoj, ky meq esht mundesu nga Muharem Gjocaj legjend e Boksit Shqipetar, Gjocaj vazhdimisht e ka ndihmu boksin e Kosoves qe te Afirmohet, si me kontributin e tij ne themelimin e federates se Boksit profesionist te Kosoves e sidomos ne Pranimin e saj ne EBU, e edhe per mundesimin e paraqitjes se boksit te Kosoves ne Itali e shpesh edhe ne Zvicer.

  6. e more Boomm ti 100% je met i shkret e skiii arit kurgjooo
    jet lej more djemt let shkojnn perparaaa edhe spo ja fusinn kot
    as spo i bojnn vetit qef po thuj ti po vjen inatiii more i shkret

  7. Arif inati kur nuk me vjen per Kosoven kur fiton por le te fiton reprezentacionet A e jo me boksu me naj krahin te vogel e ne te rahim ne gjoks e kemi fitu Italin kam qef te jemi origjinal shpreson me kupton shokut

  8. Arie qe faktin qe kan boxu me klubin panthers nga varese Panthers sfidano la nazionale del Kosovo
    Sabato 14 luglio nel cortile delle elementari “Marconi” di Bizzozero i pugili varesini affrontano la neonata selezione balcanica. Primo gong alle 20

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.