RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Morina mbron titullin me barazim

1 min read


Dardan MorinaMynih, 2 tetor 2014 –
Dardan Morina ka mbrotjur titullin WKU në kategorinë deri 76 kg me barazim ndaj anglezit Solomon Wickstead. Dueli u përshkrua me shumë kapje dhe ishte mjaft i papastër nga anglezi i cili në dy raste mori ndëshkim me vërejtje publike, por njëkohësisht edhe Morina u ndëshkua një herë.
Morina shquhet me kualitet por në këtë përballje nuk arriti ti tregoj cilësinë e tij. Ai që në raund të parë mori goditje nën brez dhe kjo e bëri nervoz. Poashtu në raund të dytë u goditë me një “high-kick” por që Wickstead deshi ta godas kur Morina kishte rëshqitur në dysheme dhe prapë iu tërhoq vërjetja anglezit. Në vazhdim dueli ishte i ngushtë me shumë kapje dhe nuk pati ndonjë cilësi deri në fund. Gjyqëtarët e vlerësun meçin me rezultat 49-48 për Morinën, ndërsa dy gjyqëtarë tjerë të barabartë me 49-49 dhe 48-48. Epilogu i këtij dueli ishte real pasi ishte i ngushtë, ku Morina nuk arriti të tregoj vlerat e tij, por që mbetet kampion botëror, ndërsa që Wickstead nuk bëri më shumë që të fitoj titullin. 

Kosovaboxing.org
2 tetor 2014

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.