RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Gjergjaj pranë titullit të parë

2 min read

Arnold Gjergjaj - new posterIu deshtën 25-fitore të një pas njëshme për të ardhur deri te sfida e parë për ndonjë titull. Ky është Arnold Gjergjaj i cili çdo kundërshtar që i kishte dal para tij kishte pasur “Nightmare” apo ëndërr të keqe,  pas duelit me te. Sespe, ishin të rallë ata që mund ti përballonin grushtit të fortë të Kobrës. Vetëm gjashtë prej tyre i shpëtuan nakautit, dhe për ta ishte sikur të triumfonin që nuk i gjeti ajo që i kishte gjetur 19-të të tjerë. Dhe tani Terminatorin Shqiptar, e pret një sfidë tjetër, ajo për titullin evropian të versionit EBU-EE “European External European Union” ku në St.Jakob Halle në Basel do të ndeshet me boshnjakun Adnan Rexhoviq, një boksier poashtu i pamposhtur me bilanc prej 15-0 (4 KO).

Nga analiza jonë e përgjithshme ky meç do të jetë i një rëndësie të veçantë, për shkakun se Gjergjaj për herë të parë do të dylufton për një titull të vlefshëm. E dyta do të jetë se triumfi ndaj këtij boksieri do të ngrisë edhe më shumë cilësin e tij, egon për tituj tjerë, dhe vrullin edhe më të shpejtë që e ka nisur drejt kreut botëror pesë vite më parë.
Kundërshtari i tij, në asnjë moment nuk duhet të nënçmohet pasi bilanci i tij flet shumë ku triumftarë ka dal çdo herë, pastaj sipas një analize që e kemi bërë, ai nuk shquhet për goditje të forta por që është i rëzistueshëm. Dhe gjithë kjo do ta bëjë këtë përballje mjaft interesante.

Palestra më e madhe St. Jakob Halle në Basel do të jetë e stërmbushur me kapacititet që ka deri në 6.600 ulëse dhe 1000 të tjerë që do të mund të qëndrojnë për rreth. Ky do të jetë edhe një dëshmi tjetër se një sportist tjetër në Zvicër krahas teniserit të njohur Roger Federer do ta mbush palestrën. Sipas informacioneve që posedon Kosova Boxing nga bashkpuntorët tonë që i kemi në Zvicër dhe Gjermani, këtë ngjarje nga afër është duke e përcjellur ish-kampioni i botës Felix Sturm, i cili në të ardhmen pikërisht në Basel në St. Jakob Halle do të organizoj një meç të tij. Por, kjo nuk do të mundet pa super yllin tonë Arnold Gjergjaj i cili do të dëshmoj superfuqin e tij në ring dhe popullaritetin që ka arritur në Zvicër.

Artan Vërbica
2 tetor 2014

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.