Të shtunën Austria kundër Evropës në kikboks
2 min readMergim Veseli është krahu i djathtë i vëllait të kikboksierit tonë të njohur Shkodran Veseli. Ai tani e disa muaj është në përgatitje të një ngjarje të madhe në kryeqytetin austriak në Vienë duke sjellur kikboksierët më të mirë anë e mbarë Evropës. Në këtë ngjarje të madhe për sportin austriak por edhe të atij shqiptar do të zhvillohen disa beteja ku protagonistë do të jenë edhe shumë shqiptar të njohur të kikboksit tonë si, Shkodran Veseli, Dino Ibrahimi, Dardan Avdylaj, Faton Llapashtica, Besnik Limani, Adil Osmani, Fahir Batjari, Hekuran Avdylaj, etj. Pra do të zhvillohen gjithsejt 16-duele, ku 8-meçe do të janë protagonistët shqiptar.
“Kemi pasur disa anulime dhe disa lëndime të garuesve në çaste të fundit por i kemi kompensuar. Përgatitjet kanë shkuar mjaft mirë deri më tani dhe jemi të gatshëm për ngjarjen të cilën e kemi quajtur “Its time for
new Heroes”. Shpresoj edhe të pranishimit të ndahen të kënaqen të shtunën dhe i ftoj të janë në numër sa më të madh” theksoi Mergim Veseli për Kosova Boxing.
Matjet zyrtare do të mbahen të premten në Shopping Center në Lugner City nga ora 18:00. Ndërsa meçet do të zhvillohen në Volleyball dhe Basketball Arena në Vienë, palestër super moderne e rikonstktriktoruar këtë shtator. Meçet fillojn nga ora 17:00. Mbikqyrës i ngjarjes dhe gjyqëtar do të janë nga Federata e WAKO-s.
Veseli krahas kikboksit për të pranishmit shqiptar ka menduar edhe për argëtim, ku për shfaqje ka ftuar edhe këngëtarin e njohur Ardian Bujupi. Bileta për të gjithë të interesuarit është 25 euro të thjeshta dhe 130 euro VIP-Bileta.
Kosovaboxing.org
1 tetor 2014