RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

MMA: Henderson ndal Fedorin në raund të parë

2 min read

Hofman Estetias, Illionis, SHBA, 30 Korrik 2011 – Për herë të tretë radhazi ka dështuar të rikthehet në nivelet e tij të mëparshme Fedor Emilianenko. Ai mbrëmë humbi nga amerikani Dan Henderson me Knock-Out teknik në raund të parë. Fedor që konsiderohet mbret i diciplines luftarake MMA, apo arteve marciale të përziera, ka dështuar sërish të rikthehet në nivelin e tij të mëparshëm. Lufta filloi mjaft ashpër kur Henderson pas disa sekondash e mbështeti për tela të kafazit për ta mbajtur të shtypur afër dy minuta e gjysmë. Pas kësaj Fedor bëri një lëvizje duke je shmangur dhe duke iu vërsulur deri sa goditi disa herë mjaft mirë Henderson për ta hedhur atë në dysheme. Pas kësaj Fedor që ishte sipër deri sa dëshiroi t`a përfundoj ndeshjën pasi kishte inciativën, ai nga poshtë mori një grusht të fortë në syrin e tij të majt gjë që gjyqëtari ishte afër dhe e ndërpreu ndeshjen. Henderson ishte mjaft i gëzuar gjë që nga dyshemeja arriti të mposht mbretin e MMA, ku edhe ai ishte i befasuar me vetëvetën. Fedor i cili për 10-vite ishte i pamposhtur, këtë herë pësoi humbjen e tretë radhazi. Ai humbi nga Fabricoi Werdum vitin e kaluar dhe pastaj nga Antonio Silva në muajin Shkurt të këtij viti, dhe tani sërish nga Dan Henderson. Se a do të vazhdoj edhe më tutje të rrahet Emilianenko, këtë do ta mësojm në ditët në vazhdim. Fedor ka rekord deri më tani 34-4 (24 KO), ndërsa Dan Henderson 28-8 (15 KO).

Kosovaboxing.org
1 Gusht 2011

1 thought on “MMA: Henderson ndal Fedorin në raund të parë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.