RTK

RTKLive
7 Gusht, 2022

Mike Miranda arrinë në Gjermani

1 min read

mike mirandaBoksieri brazilian, Mike Miranda ka arritur sot pasdite në aeroportin e Frankfurtit. Me të arritur ai është pritur nga promoteri Berat Nimani dhe ekipi i tij i cili është transportuar më pastaj në qytetin Bielefeld, aty dhe ku do të mbahet meçi të shtunën mbrëma.

Miranda, një boksier me shumë përvojë synon fitore në Gjermani. Kosova Boxing arriti të bëjë kontaktet me të në të cilën ai theksoi: “E kam pranuar me shumë dëshirë këtë përballje. Fitorja ndaj Nimanit do të më hap rrugë të luftoj për ndonjë titull të botës. E kam analizuar mirë Nimanin dhe mund të themë se ai është shumë boksier i madh. 16 meçe, të gjitha fitore, tregojnë çartë aspiratat që ai i ka. Por, edhe unë kam përvojën dhe rezultatet e mija dhe kam ardhur të fitoj. Unë jam i përgatitur dhe jam optimist që do të fitoj” tha Miranda. 

“Ne jemi të përgatitur. Kemi arritur që të gjitha ti kryejmë me kohë dhe tani duelin e presim të qetë. Besari është përgatitur mjaft mirë dhe të shtunën synojmë fitoren e 17-të me radhë” tha Berat Nimani, vëllai i Besarit dhe njëherit promoter i kësaj ngjarje.

Matjet zyrtare do të zhvillohen nesër në ora 17:00 dhe Kosova Boxing do t`ju sjellë pamjet dhe peshimet për gjithë adhuruesit tonë.

Kosovaboxing.org
29 maj 2014

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.