RTK

RTKLive
15 Korrik, 2024

Nimani i gatshëm të bëjë histori

3 min read

Boksieri ynë nga Mitrovicam Besar Nimani synon të shtunën të fitoj titullin e tretë në karrierën e tij të profesionistit

besar Nimani 1Më 31 maj në qytetin Bielefeld të Gjermanisë do të zhvillohet dueli i madh ndërmjet boksierit tonë Besar Nimani dhe brazilianit Mike Miranda. Ky meç do të jetë i vlefshëm për titullin IBF International në peshën gjysmë të mesme.

Synimi i Nimanit do të jetë fitorja ndaj Mirandës, që është një boksier me shumë përvojë, e më pas të kërkoj sfida të tjera të mëdha. Nimani deri më tash ka zhvilluar 16 meçe në boksin profesionist dhe në të gjitha ka dal fitues, 13 nga fitoret i ka shënuar me ndërprerje. Miranda ndërkohë ka gjithsej 45 meçe profesioniste dhe ka 41 fitore (37 KO) dhe katër humbje.

Titullin e kampionit të botës në versionin IBF e mban meksikani Carlos Molina, që e fitoi në shtator të vitit të kaluar, duke e mposhtur amerikanin Ishe Smith me vendim unanim.

Nimani ngadalë dëshiron t’i afrohet kreut. Ai synon të fitojë përballjen me Mirandën  e më pastaj synon të ngjitet edhe më lartë e përfundimisht të sfidojë titullin e botës.

“Dëshiroj të fitoj këtë përballje e cila është më e rëndësishmja për karrierën time. E më pastaj do të shoh mundësit e mija. Por, sigurisht fokusi im do të jetë kampioni Carlos Molina”, theksoi Nimani.

Nimani në vitet e fundit ka shënuar progres të jashtëzakonshëm, ku ka fituar titullin e Internacional të Gjermanisë në kategorinë gjysmë të mesme, dhe po ashtu titullin IBF East\West Europe. Tani e pret atë sfida për titullin e tretë në karrierë.

“Titulli i tretë për mua do të hap një kaptinë dhe histori të re në karrierën time”, tha Nimani për Kosova Boxing.

Nimani ka tash e dy vite që e fton për përballje të drejtpërdrejt venezeulanin me shtetësi gjermane, Jack Culcay, por deri më tash Culcay i ka ikur përballjes.

“Vazhdimisht e kam ftuar për duel. Ai thotë se është më i miri në Gjermani, por për të qenë më i miri duhet të më mposht mua. Ndërsa asnjëherë nuk kam marrë përgjigje nga ai, edhe pse e kam ftuar edhe nëpërmjet medieve gjermane”, tha Nimani.

Nimani është i gatshëm të ballafaqohet edhe me emra tjerë të mëdhenj në Gjermani, përfshirë edhe kampionin e botës në kategorinë e mesme, Felix Sturm.

“Para një viti unë kam qenë partner sparringu i Felix Sturmot. Ai e ka parë se sa fort unë godas dhe më asnjëherë nuk jam ftuar në sparring nga ai. Sipas trajnerit të tij, unë nuk përshtatem me të, por e vërteta është se unë jam më i mirë se ai. Prandaj jam i gatshëm të ngjitem një kategori më lartë e të fitojë titullin e kampionit të botës”, është shprehur Nimani.

Artan Vërbica
29 maj 2014 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.