Matjet Zyrtare nga Bielefeld: Nimani 69.1 kg, ndërsa Miranda 67.9 kg
1 min readBielefeld, Gjermani, 30 maj 2014 – Janë mbajtur matjet zyrtare sonte në Bielefeld, ku janë prezentuar boksierët që do ta kenë fjalën kryesore nesër mbrëma. Nimani në peshime doli të jetë 69.1 kg, ndërsa braziliani Miranda ishte diç më i lehtë, 67.9 kg.
Dueli i madh ndërmjet boksierit tonë Besar Nimani dhe brazilianit Mike Miranda do të jetë i vlefshëm për titullin IBF International në peshën gjysmë të mesme. Nimani deri më tani ka fituar dy tituj, atë të Gjermanisë dhe IBF East-West. Ky do të jetë titulli i tretë në të cilën do ta sfidoj.
kosovaboxing.org
30 maj 2014