Povetkin nakauton Charr-in
1 min readMoskë, Rusi, 30 maj 2014 – Alexander Povetkin ka nakautuar boksierin libanez me nënshtetësi gjermane Manuel Charr në raund të shtatë. Në duelin e vlefshëm për titullin WBC Internacional, Povetkin tregoi se qëndron një shkallë më lartë se Charr duke u treguar ambicioz dhe i gatshëm që sërish të luftoj për titull të kampionit botëror. Tani me këtë triumf Povetkin ka shtuar gjasat që të sfidon titullin WBC i cili u fitua disa javë më parë nga Berman Stivern. Por, fitorja e Povetkin së pari do ta radhisë atë në mesin e TOP-10-shës në WBC e pastaj me ndonjë duel tjetër ti afrohet kreut të versionit më prestigjioz në botë.
Kjo është fitorja e parë e Povetkin këtë vit. Ai në tetor të vitit të kaluar u mposht nga Wladimir Klitschko në luftë për titull të kampionit të botës.
Kjo ishte fitorja e 27-të (19 KO) për Povetkin karshi një humbje të vetme në karrierë të boksierit profesionist. Ndërsa Charr pësoi humbjen e dytë në karrierë, karshi 26 fitoreve (15 KO).
Kosovaboxing.org
31 maj 2014