RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Miguel Cotto rikthehet me fitore ndaj Rodriguezit

1 min read

COTTO vs. RODRIGUEZ.1Orlando, SHBA, 5 maj 2013 – Ish-kampioni i botës në tre kategori të ndryshme (super të lehtë, velter dhe gjysëm të mesme), portugezi Miguel Cotto është rikthyer sonte me fitore ndaj boksierit nga Republika Domenikane, ish-sfiduesin e dyfishtë të kampionit të botës, Delvin Rodriguez. Cotto i cili kishte humbur dy duelet e tij të vështira vitin e kaluar ndaj Floyd Mayweather me UD 12 dhe Austin Trout poashtu me UD 12, sonte ishte brilant duke kujtuar kritikëve se nuk ka përfunduar me boksin dhe ka shumë ende për të dhënë në sportin fisnik. Ai ishte fantastik sidomos në raundin e tretë kur e nakautoj Rodriguezin me një kombinacion të goditjeve ku krosheja e majtë e tij gjeti cakun, nofullën e domenikasit duke e hedhur në dysheme, dhe  gjyqëtari në ring Frank Santore pa u hamendur shumë përfundoi meçin.

Cotto për këtë duel kishte trajnerin e njohur Freddie Roachi cili u pa një përparim, besim dhe vendosshmëri shumë më i madh tek ai. Cotto me këtë fitore arriti rekordin e 38 fitoreve (31 KO) dhe 4 humbjeve. Ndërsa Rodriguez pësoi humbjen e 7-të në karrierë karshi 28 fitoreve (16 KO).

Artan Vërbica
5 tetor 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.