RTK

RTKLive
2 Dhjetor, 2024

Kampioni dihet Klitschko …..!?

2 min read

World heavyweight champion Vladimir Klitschko of Ukraine speaks with challenger Alexander Povetkin of Russia after their heavyweight title fight in MoscowOlimpiysky Moskë, Rusi, 5 tetor 2013 – E gjithë bota e kishte pritur këtë duel, disa për të parë fytyrën e vërtet të një kampioni botëror siç është Wladimir Klitschko, ndërsa tjetra për të parë sfiduesin e vërtetë Alexander Povetkin. Dhe për çudi të gjithë u demoralizuan më atë që u zhvillua sonte në kryeqytetin rusë, në Moskë. Shiquesit e pranishëm, por edhe ata nëpërmjet ekranëve televizive më shumë panë kapje ap0 të themi “mundje” se sa boks. Kjo mund të përmbledhet me atë që treguan dy kolosët e “boksit botëror”. Është menduar se Povetkin do të ketë përkrahjen e gjyqëtarëve, pasi dueli mbahej në Rusi, por ka qenë e kundërta ku që në raundet e para është parë qartë se referi në ring Luis Pabon po lejon Klitschkon të shfrytëzoj kapjen apo “Clinch-in” dhe të shfrytëzoj më shumë se sa duhet ndaj Povetkin i cili që në fillim u thye. Kjo ndihmë e drejtpërdrejt nga gjyqëtari Pabon bëri të shohim një luftë monotone me shumë kapje, pa goditje të sakta dhe precize, dhe ishte për gjatë 12-raundeve shumë monotone.Në fund dhe tre gjyqëtarët e gjykuan fitoren e thellë të Klitschkos, Ted Gimza 119-104, Gien Feldman 119-104 dhe Philippe Verbeke 119-104. Ndikimi rus në këtë përballje nuk është parë asnjëherë, ndonëse në disa raste ndoshta mendoja se dueli po zhvillohet në Kiev e jo në Moskë. Siç duket Povetkin ka qenë viktimë i cili nuk a paska kuptuar se do të ketë të boksoj si në ndonjë arenë të huaj e jo në vendin e tij. Si do që të jetë Klitschko mbetet kampion i botës, ndërsa Povetkin u pa se është pafuqishëm të jetë kampion i botës. Ky dominim i Klitschkos do të vazhdoj akoma, ndërsa e gjitha adhuruesit e boksit botëror janë të demoralizuar me kategorinë e rënd. Nuk e dimë se sa do të vazhdoj dominimi i Klitschkove, por kategoria e rënd ka kohë që është në krizë dhe nuk po e jep më të mirën.

Artan Vërbica
5 tetor 2013

12 thoughts on “Kampioni dihet Klitschko …..!?

  1. Wladimir Klitchko jo qe s’din me boksu, po lidhje s’ka. Bokser ma idiot, ma hajn, e ma papak nuk e di a ka. Krejt cka bene eshte nje dy dhe i gjuhet kundershtarit ne trup me ton ato killa me e lodh. Tani sa here qe kundershtari eshte ne sulm ky e kap ne klinq edhe i gjuhet ne shpine prap…dmth per mu ky nuk e meriton me kon kampion

  2. Ekom Nji Parashikim Personal Timin Se 2 Boksera Serioz Ika Wladimiri ——> Kubrat Pulev Edhe Marco Huck Kta Jan Qe Ka Mundsi Ndoll Ajo Qe Epresmi Moti Kohe Humbjen E Vllezerve Klithchko

  3. Vallaj e kam than edhe Shum ma heret po kam pas Shum Kritika edhe nga vet ju Z.Artan se Kot kliqkot nuk Jan Legjenda edhe nuk dot jen Kur per njohesit e boksit edhe per dashamirt e boksit Kot e kan flliqur peshen e Rand me ket still te flliqur, po nje gje Sun e kuptoj se si mundet qe Organisatort Ta lejohet nje gje ket se kuptoj, veq Ta shihje G.Foreman nje bokser me zemer te madhe se si reagoi naj povetkit qe deshte te luftoj super Ylli Tjeter Lenox Luis ju tha drejt nje loj e kotit valla e kan flliqur boksin Kto dyt kto nese e marin nje grusht Kta sdin qka tbajn e mysin ekap eselishojn po kjo sesht Boks tamam mundjee flm.

  4. klitchko ishte ne top form ndersa povetkin ishte nje thes lidht qe kliqko te ushtroj forc ne te kjo qka pam pram ishte jo e knaqshme ndoshta kliqko do tna jep ndo nje meq me te mire nese do te boksoj kunder DEONTAY WILDER por kjo siq duket shtir te ndosh pasi qe WILDER MUND TE JA RREMBEJ TITUJT KLIQKOS

  5. Ndesh me i bo nja 800 euro haram shkoni ne ndeshjet e ardhshme te Kliqkove.Dy koleget e mi paten kurajon te udhetojne ne Moske dhe po them i bon haram nja 850 euro hargjime.Te vetmen te mir ata than se u njoftuam me nga nje Ruskinje qe kalum qastet e mjaltit.

  6. une nuk mendoj se shikuest kan qene anen e kliqkos. Thuajse 80 % kan qene per povetkinin qe sa here e merke iniciativen qysh bejke salla aty. Kliqko ka fitue me merite edhe qe ska be meq te mire por me i mire ishte, e ka qit dy here ny toke rusin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.