RTK

RTKLive
18 Maj, 2024

Kampioni Olimpik, Joshua starton me KO në boksin profesionist

2 min read

Anthony Joshua - 2O2 Arena, Londër, Angli, 5 tetor 2013 – Nuk ka mundur të jetë më i mirë debutimi për kampionin olimpik “LONDRA 2012”, Anthony Joshua, i cili debutoi në boksin profesionist me fitore në raundin e parë. Ai arriti të përfundoj meçin që në raundin e parë pas një dominimi të plotë ku grushtet e tij nuk arriti t`i përballon italiani Ernesto Leo. Fitorja e tij ishte edhe më e madha pasi përball kishte boksierin e pamposhtur Leo,  i cili kishte 8 meçe, 8 fitore (3 KO), para kësaj përballje. Dhe kjo fitore u arritë me guximin e tij dhe të gjithë stafit të tij që rezikuan ndaj një boksieri kualitativ, dhe që ishte mjaft i suksesshëm deri mbrëmë duke mos humbur asnjë përballje. Por, Joshua jo rastësisht iu tregoi të gjithë se ai ka të ardhme të ndritshme edhe në boksin profesionist.

Me këtë fitore të madhe Joshua ka bërë hap të rëndësishëm në boksin profesionist duke hyrë në mesin e më të mirëve në Britani dhe duke iu treguar se ai do të jetë kërcnimi i çdo boksieri në ishull, por edhe në kontinentin e vjetër dhe gjithë botën.

Para debutimit shumë tabloide britanike e komentuan debutimin e tij, duke theksuar se Joshua mundet të jetë e ardhmja e boksit britanik, si Lennox Lewis, Frank Bruno, etj. Por,  mundet dhe të dështoj si disa kampionët e mëparshëm olimpik si Audley Harrison.

Por ne si redaksi duke përcjellur zhurmën e këtij debutimi dhe performancën e treguar në meçin e parë, deklarojmë se Anthony Joshua dukej një Teofilo Stevenson i ri. Stili i tij, gjatësia, goditja e pastër dhe e fuqishme, bëjnë që ai të krahasohet me legjendën Stevenson. A i ka për të qenë kampion i ri i botës, vetëm do të jetë koha ajo që do të na dëshmojë.

Sukseset si amator:
2011 – Nënkampion botëror në Kampionatin Botëror në Baku të Azerbejxhanit (Medalja e argjendtë)
2012 – Kampion Olimpik në Lojrat Olimpike në Londër të Britanisë së Madhe (medalja e artë)

Meçet e radhës Joshua do ti ketë me 26 tetor dhe 23 nëntor.

Përgatiti:
Artan Vërbica
6 tetor 2013

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.