RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Timothy Bradley kundër Juan Manuel Marquez këtë të shtunë

2 min read

T, Brdley vs. JM.Marquez. 2Dy boksierët që e mposhtën së fundi boksierin e famshëm Manny Pacquiao do të përballen këtë fundjavë në Las Vegas të SHBA-ve. Njëri arriti ta mposht me vendim të gjyqëtarëve, ndërsa tjetri me nakaut, ata janë amerikani Timothy Bradley, dhe meksikani Huan Manuel Marquez. Ky duel do të jetë i një rëndësie të madhe pasi të dytë rangohen në pozitën numër një dhe dy nga ekspertët e boksit në kategorinë velter. Ndërsa rëndësinë e këtij meçi e ka rritur fitoret e tyre ndaj Pacquiao, i cili ishte zgjedhur boksieri i dekadës së fundit në boksin global.

Ky meç do të jetë i shumë pritur pas dy dueleve të mëdha të këtij viti, atij të Mayweather dhe Canelo që e kënaqi botën, dhe Klitschko kundër Povetkin që nuk e arsyetoi epitetin duke zhgënjyer të gjithë botën. Pra, të gjithë janë kurreshtar për të parë më të mirin e kategorisë velter.

“Unë kam fituar një Hall-Of-Fame bokser, tash do të mposhti dhe të dytin. Këtë do t`a dëshmoj” theksoi Bradley për mediat botërore disa ditë më parë.

Fitorja e fundit e Bradleyt ishte ndaj rusit Ruslan Provodnikov, një boksier i vlerësuar, i cili mbrojti titullin e kampionit botëror në versionin WBO. Ai i dha mundësinë Marquezit, i cili nëse fiton do të dëshmohet ndër boksierët më të mirë në botë, dhe ndoshta sfida i tij i radhës do të jetë Floyd Mayweather.

“Ende nuk kam menduar se cila do të jetë strategjia ime e luftës ndaj Bradley. Kam punuar shumë për këtë duel, duke ditur se Bradley është boksier i mirë. Unë nuk jam Provodnikov, unë jam shumë më i shpejt se ai, dhe këtë do t`ia dëshmoj të shtunen” kishte theksuar Marquez për BoxingScene.com.

Bradley deri më tani ka zhvilluar 30 meçe profesioniste, duke fituar të gjitha, 12 me ndërprerje. Ndërsa Juan Manuel Marquez ka zhvilluar 62 meçe profesioniste duke shënuar 55 fitore (40 KO), 6 humbje dhe një barazim.

Kosova Boxing vlerëson Juan Manuel Marquez favoritë të kësaj përballje. Besojmë se pas të shtunës Marquez do të jetë numri një në kategorinë velter.

Përgatiti:
Artan Vërbica

9 Tetor 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.