RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Menxhiqi dhe Beqiri triumfojnë në Darmstad të Gjermanisë

1 min read

Tahir Menxhiqi dhe Shemsi Beqiri kanë triumfuar në mbrëmjen e kick-boxit “Mix Fight Gala” në Darmstad në Gjermani.  Të dy kampionët tanë botëror shkëlqyen në këtë mbrëmje duke gëzuar shumë adhurues shqiptar që ishin në një numër të madh. Menxhiqi për kundërshtar kishte Lorand Sachs të cilën e mundi me pikë ne kategorinë deri -72.5. Dueli ishte mjaft i fortë duke pasur parasysh se kundërshtari i Menxhiqit ka qenë tre herë kampion botëror në versionin ISKA. Shemsi Beqiri u takua me gjermanin Alex Schmitt ku edhe Beqiri triumfoj me pikë pas tre raundeve në kategorinë -72.5. Në këtë ngjarje sportive të kick-boxit u paraqit edhe Remzi Berisha në peshën -67 kg ku pësoi humbje nga Marco Groh me pikë. Këto paraqitje të kick-boxierve tanë ishin mjaft të sukseshme duke pasur parasysh se Remzi Berisha humbi, por ai la përshtypje të mirë duke treguar se edhe ai me një përvoj më të madhe do të arrit sukseset e Menxhiqit dhe Beqirit.

Kosovaboxing.org
14 Tetor 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.