RTK

RTKLive
25 Janar, 2025

Kosova pjesmarrëse në “Grand Prix Ostrava”

1 min read

Përfaqësuesja e Kosovës do të marrpjesë sërish në turneun ndërkombëtar të EABA-së në Ostrava të Cekisë e cila do të mbahet nga data 13 deri 18 Tetor. Ekipi do të përbëhet nga Fatos Ferizi -54 kg, Liridon Zeqiri -60 kg, Burim Hasani -64 kg ka bërë të ditur selektori i Kosovës Xhevdet Peci për Kosovaboxing.org. Në këtë turne do të ndajë drejtësinë edhe gjyqëtari ynë, Latif Demolli. Boksierët janë përgaditur dhe presin rezultate të mira edhe këtë vit. Vitin e kaluar Jeton Plakaj ishte stolisur me medalje të argjend ku kishte treguar performancë të shkëlqyeshme. Kosova poashtu është në përgaditje për duelin e radhës së Euroligës në Sllovaki me ekipin Galanta që e pret me 23 Tetor ku do t`ju japim shumë shpejt emërat e përbërjes së përfaqësueses sonë.

Kosovaboxing.org
11 Tetor 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.