RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Haxhi Krasniqi nënshkruan me ekipin SES Boxing

1 min read

Pas shumë peripetive dhe mundimeve, më në fund Haxhi Krasniqi gjen një ekip ku mund ti tregoj vlerat e tij. Krasniqi gjeti gjuhë  dhe marrveshje të përbashkëta me menagjerin Suttner pas negociatave të gjata që kishin, tha për Kosovaboxing.org, këshilltari i Krasniqit, Luan Dreshaj. Pas triumfit të titullit intercontinental të Gjermanisë, Krasniqin e ri e presin shumë sprova dhe tani duhet treguar vlerat e tij të boksit. Ai deri më tani ka pasur disa duele të forta si me Berry Butler, Alexander Sipos por tani e presin disa duele edhe më të forta për ta arritur nivelin botëror. Krasniqi bindi drejtuesit e klubit SES Boxing në sparring me kampionin e botës Robert Stieglitz ku tregoi vlera të mëdha të talentit të tij. Trainer i tij do të jetë Dirk Dzemski. Traineri Dzemski ka poashtu në grupin e boksierve edhe kampionin e botës në kategorinë “Featherweight” Jan Zaveck. Duelin e parë Krasniqi në mbrëmjen e organizaur nga SES Boxing do ta ketë me 23 Tetor në qytetin Riesa të Gjermanisë.Dueli do të jetë parameç Hoffman dhe Petkovic që do të transmetohet drejtpërdrejt në televizionin Sport 1. Krasniqi për kundërshtar do të ketë bjellorusin Konstantin Makhnakouv i cili ka 36 meçe, prej të cilave 15 fitore, 21 humbje.

Kosovaboxing.org
14 Tetor 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.