RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

K.B.Prishtina rikthehet në institucionin e FboxK

2 min read

Klubi më i famshëm i boksit amator i të gjitha kohrave jo vetem në Kosovë por në gjithë shqiptarinë, është rikthyer në institucionin e Federatës së Boksit të Kosovës. Pas shumë viteve ku kishte mjaft mospajtime nga krerët e FboxK-së dhe klubit Prishtina, është gjetur një komprimis mes të dy palëve dhe janë dakorduar që Prishtina të rikthehet aty ku e ka vendin. Legjenda e boksit Aziz Salihu kishte aplikuar me 23 Shtator të muajit të kaluar për bashkëpunim dhe kthyerjes në organin më të lartë shtetëror në vend. Kërkesa u aprovua nga bordi i FboxK-së por edhe nga instucioni i Federatës u bë një kërkesë që emrat e dikurshëm dhe që e bërën klubin Prishtina të njihet edhe jashtë ish-Jugosllavisë dhe që sollën shumë medalje për Kosovën, që të kthehen ish-boksierët si Mehmet Bogujevci, Nazif Gashi, Xhevdet Peci, aty ku e kanë vendin në klubin më me famë shqiptar. Kryetar i K.B. Prishtina do të vazhdon të jetë Aziz Salihu deri në kuvendin e radhës. Aziz Salihu ishte mjaft i kënaqur me marrveshjen e arritur: “Jam shumë i kënaqur që arritëm këtë marrveshje. Këtë e bërëm për hirë të sportit dhe veçanarisht të boksit. Nëse do të ishim këto vite bashk, me siguri do të ishim në garat ndërkombëtare” deklaroi Aziz Salihu për Kosovaboxing.org.

Artan Vërbica
14 Tetor 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.