Memoriali “Vllaznia 2012” fillon me 5 fitore të shqiptarëve
2 min readPalestra Qazim Dervishi, Shkodër, 9 Mars 2012 – Ka filluar edicioni më i ri i turneut ndërkombëtar memoriali “Vllaznia 2012”. Turneu i cili është në çdo vit në rritje ka sjellur disa meçe mjaft interesante, ku nga 7 boksierët tanë, 5 dolën kryelartë me fitore. I pari ndër boksierët tanë ishte Kristian Shytani i cili mposhti bullagarin Hristov. Asmer Bilalli pati një kundërshtar të fortë, nënkampionin e Kazakistanit, Kozhbekov të cilin e mposhti me anë të pikëve. Alban Bermeta pati përballjen me egjiptasin Hikal duke ngadhënjyer poashtu në tre raunde, ku boksieri ynë tregoi më shumë cilësi. Ndeshje të fortë pati edhe Kristian Demaj ku tregoi duel mjaft të bukur ndaj egjiptianit Elfaly, duke fituar me pikë. Bekim Vjerdha triumfoj poashtu por nuk kemi emrin e kundërshtarit të tij. Dy shqiptarët tjerë që nuk arritën të kalojnë më tutje janë të rinjët, Ronido Piranaj dhe Kristian Matija.
Këtu mund të shiqoni meçin Shytani vs. Hristov :
http://www.youtube.com/watch?v=tkscMLf-1ww&feature=youtu.be
Fituesit e ditës së parë janë :
52 kg – Georgi Andonov (Bullgari)
52 kg – Hesham Abdelaal (Egjipt)
56 kg – Biel M`Hamdi (Tunezi)
56 kg – Vitorio Parrinelo (Itali)
60 kg – Luiz Porozo (Ekuador)
64 kg – Vicenzo Mangiacapre (Itali)
64 kg – Kristian Shytani (Shqipëri)
64 kg – Abderrazak Houya (Tunezi)
64 kg – Uktamjon Rahmonov (Uzbekistan)
69 kg – Aymen Mejri (Tunezi)
69 kg – Anderson Rojas (Ekuador)
69 kg – Asmer Bilalli (Shqipëri)
75 kg- Alban Bermeta (Shqipëri)
75 kg – Bekim Vjerdha (Shqipëri)
81 kg – Carlos Congora (Ekuador)
81 kg – Askar Abdullayev (Kazakistan)
81 kg – Kristian Demaj (Shqipëri)
91 kg – Marko Radonjic (Mali i Zi)
91 kg – Mirzohidjon Abdullayev (Uzbekistan)
Xhiroja e dytë e turneut memorial “Vllaznia 2012” fillonë sot nga ora 17:00 dhe mund të shiqoni drejtpërdrejt në televizionin Rozafa, në këtë link.
Kosovaboxing.org
10 Mars 2012
Te fitosh ne shiperi ju duhet vetem te qendroni ne kembe. Aty jan dallaveraxhite me te medhenj te boksit ne balkan.
Nga Xhulian Kokdhima
mos ja fut kot boksiert e shqiperis kan boksu per mrekulli
ku je ne dije se cfolen ti ore.
ti xhulian hajde provoje ne ring se si jena ne boksierat shqiptar..