Kampioni olimpik Roberto Cammarelle pjesëmarrës në memorialin “Vllaznia 2012”
1 min readKampioni olimpik në Bejing 2008, Roberto Cammarelle ka ateruar së bashku me ekipin italian në Tiranë dje, për të marrur pjesë në turneun memorial “Vllaznia 2012” në Shkodër. Njëri ndër boksierët më të mirë amator në dekadën e fundit ka pasuruar turneun shqiptar dhe kjo është një vlerë e madhe e këtij turne. Ky turne do ti shërbej boksierit italian për Lojrat Olimpike në Londër këtë vit që Cammarelle do të synoj medaljen e dytë resht në Lojrat Olimpike. Ndërkohë Cammarelle nuk ka treguar rezultate të mira në dy vitet e fundit, ndërsa në kampionatin botëror në Baku, Azerbejxhan duke humbur në meçin e parë të tij nga anglezi Anthony Joshua 15 me 13.
Titujt e Roberto Cammarelles :
Lojrat Olimpike | ||
---|---|---|
Bronzt | 2004 Athens | Kategoria super e rënd |
Artë | 2008 Beijing | Kategoria super e rënd |
Kampionatët botërore | ||
Bronzt | 2005 Mianyang | Kategoria super e rënd |
Artë | 2007 Chicago | Kategoria super e rënd |
Artë | 2009 Milan | Kategoria super e rënd |
Kampionatet Evropiane | ||
Argjent | 2002 Perm | Kategoria super e rënd |
Argjent | 2004 Pula | Kategoria super e rënd |
Argjent | 2011 Ankara | Kategoria super e rënd |
Lojrat Mesdhetare | ||
Artë | 2005 Almeíra | Kategoria super e rënd |
Artë | 2009 Pescara | Kategoria super e rënd |
Kosovaboxing.org
9 Mars 2012