Meçi Krasniqi dhe Abraham me 22 prill në Erfurt të Gjermanisë
1 min readErfurt, Gjermani, 22 shkurt – Ashtu siç ishte pritur kundërshtari i Haxhi Krasniqit do të jetë ish-kampioni i botës Arthur Abrahamit. Meçi i tyre do të zhvillohet me 22 prill në Erfurt të Gjermanisë. Ky meç njëherit do të jetë eliminator për titullin e kampionit të botës në versionin WBO.
Të dy boksierët u paraqiten sot në qytetin Erfurt të Gjermanisë në një konferencë të përbashkët për gazetar. Meçi do të jetë i një rëndësie të madhe si për Krasniqin i cili dëshiron rastin e tretë për titull bote, poashtu edhe për Abrahamin i cili synon sërish kreun e botës.
Kosova Boxing në ditët në vijim do t’ju sjellë një analizë rreth këtij meçi.
Foto: Eroll Popova
www.kosovaboxing.org