Halili nakauton Barberin në raund të pestë
1 min readGrand Casino, Hinckley, Minesota, 20 janar 2017 – Skender Halili (13-1, 13 KO) ka shënuar fitoren e radhës, mjaft të vlefshme. Ai vazhdoi serinë e fitoreve të tij me nakaut, ku viktimë e radhës ishte Romon Barber (7-13, 6 KO) të cilin Halili e mposhti me nakaut teknik në raund të pestë.
Zhvillohej raundi i pestë dhe Halili me dorën e majtë duke e lëvizur kërkonte cakun që ta dërgoj të djathtën e tij. Dhe pikërisht në këtë raund arriti goditjen e saktë me direkt të majt duke e pasur menjëherë të djathtën e fortë, ku Berberit iu dridhën këmbët ndërsa pasuan goditjet e fuqishme të një pas një njëshme nga Halili, ku gjyqëtari ndërhyri duke e ndalur meçin.
www.kosovaboxing.org
21 janar 2017