Cecelia Brahkhus mposht bindshëm Klara Svenssonin
1 min readOslo, Norvegji, 24 shkurt 2017 – Agjencioni më i madh i boksit shqiptarë, Kosova Boxing ishte pjesë e spektaklit në Oslo të Norvegjisë ku u zhvillua dueli më i madh i zhvilluar deri më tani i boksit femëror, ndërmjet Cecelia Braekhus vs. Klara Svensson. E themi më i madhi sepse deri më tani asnjë meç i boksit në konkurrencën e femrave nuk ka arritur ti tubojë 9000 spektator dhe këtë e arritën dy boksierët e famshme e nga dy vendet fqinjë, Cecelia “The First Lady” Breakhus që është shumë e famshme në Norvegji dhe Klara “Swedish Princes” Svensson mjaft e popullarizuar në Suedi. Për këtë edhe u quajt edhe ngjarja, “Nordic Rumble”.
Cecelia Braekhus (37-0) mbrojti titujt e kampionit botëror (WBC, WBA, IBF dhe WBO) duke vazhduar dominimin e saj superior duke mposhtur Klara Svenssonin. Svensson kishte pesë vite që nuk dinte çka është humbja, por ajo në fundjavë u pa se ishte jo e denjë për të qenë më e mira e botës.
Të martën do të vijmë me lajmin më të ri për Cecelia Brahkhus për kundërshtarën e radhës.
www.kosovaboxing.org